Duke ngarkuar...

Regional Retail Manager

WELL ALBANIA

/job-details/9384

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Shoqëria WELL sh.p.k.**
, pjesë e Alkos Group Albania, për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit në Tiranë dhe rrethe, për rrjetin e tij drugstore shpall vakant pozicionin:
**MENAXHER RAJONAL (M) në RETAIL**

Përshkrimi i Rolit:

**Menaxheri Rajonal është përgjegjës për**
:

- Mbikëqyrjen e disa dyqaneve WELL brenda një zone të caktuar gjeografike dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve të retail-it në rajonin përkatës.
- Organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë operacioneve ditore dhe jo vetëm për të maksimizuar shitjet dhe për të minimizuar kostot për rrjetin e dyqaneve WELL;
- Organizimin, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, drejtimin dhe motivimin e ekipit të shitjes, etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Mbikëqyr funksionimin e përditshëm të dyqaneve, kujdeset për trajnimin, planifikimin, organizimin dhe prioritizimin e proçeseve të punës si dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera operacionale;
- Siguron që të gjitha dyqanet të funksionojnë dhe të jenë të bazuara në strategjinë e kompanisë;
- Ndjek dhe realizon planin dhe buxhetin e shitjeve;
- Bën parashikimet mbi planifikimet aktuale të targetit të vendosur, analizon raportet e shitjeve dhe të ardhurave;
- Siguron mbarëvajtjen e operacioneve për të maksimizuar shitjet dhe minimizuar kostot;
- Bashkëpunon me menaxherët e dyqaneve për menaxhimin e stokut, duke mbajtur evidenca të sakta të produkteve për secilin dyqan;
- Bashkëpunon dhe ndjek zhvillimin e fushatave promocionale sipas direktivave që vijnë nga departamenti i Marketingut;
- Identifikon mundësi të reja dhe ofron në mënyrë të vazhdueshme, sugjerime konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e proçeseve të punës për zonën që mbulon;
- Bën analiza dhe bashkëpunon me departamentin e Marketingut mbi çmimet e konkurencës dhe tendencat e fundit të tregut.
- Kryen vlerësime të ndryshme mbi performancën e përgjithshme të dyqanit, stafit, shitjet ditore/javore/mujore etj, brenda afatave të përcaktuara;
- Harton dhe zbaton trajnime, strategji, politika, qëllime dhe burime të tjera për të maksimizuar produktivitetin dhe motivimin e stafit;
- Programon dhe drejton takime të rregullta/mujore me ekipin e shitjes dhe departamentet e tjera sipas situatave, në lidhje me shpërndarjen e informacionit, rishikimin e qëllimeve dhe vendosjen e objektivave mbi planin e shitjes;
- Organizon dhe mbikëqyr prezencën ditore të stafit si dhe kujdeset për performancën e menaxherëve të dyqaneve;
- Monitoron dhe mban përgjegjësi për rekrutimin, trajnimin dhe turnoverin e stafit;
- Mban komunikim të rregullt me menaxherët e dyqaneve dhe departamentet e tjera brenda kompanisë, për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë të harmonizuara dhe të koordinuara në kohë;
- Trajton në mënyrën e duhur situatat e vështira dhe i adreson problematikat në formën e duhur dhe brenda afateve, kërkon në mënyrë aktive metoda për zgjidhjen e situatave;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara;
- Drejton ekipin përmes shembullit personal.

Aftësi dhe Kualifikime

**Edukimi:**
Diplomë Universitare preferohet në Administrim Biznes, Marketing, Financë ose fusha të ngjashme.

**Eksperienca pune:**
Së paku 2-3 vite përvojë pune në kompani të ngjashme tregtare, në retail ose distribucion, në menaxhimin e rrjeteve.

**Aftësi shtesë**

- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office, preferohet zotërim i programit Excel (MUST);
- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (MUST);
- Aftësi të forta planifikuese dhe organizative në kohë dhe afate;
- Aftësi të forta analitike, organizative, krijuese dhe strategjike; i orientuar drejt rezultatit;
- Aftësi shumë të mira në vlerësimin e praktikave aktuale të biznesit dhe përgatitjen e raporteve specifike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese, bashkëpunuese, ndërpersonale dhe ndërvepruese;
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion;
- Të karakterizohet nga integriteti dhe etika e lartë profesionale;
- Mendim kritik – Aftësi për të menduar nga perspektiva e konsumatorit dhe për të kuptuar sjelljen blerëse;
- Fleksibilitet në oraret e punës dhe i disponueshëm për të udhëtuar rregullisht në të gjithë zonën që ka në mbulim;
- Leje drejtimi.

**Kushtet e punës:**
WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

**Mbrojtja e të Dhënave Personale**

*WELL Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.*

*Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve. Duke aplikuar pranë WELL Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi. Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në:*
*well.rekrutime@alkosgroup.al*