Duke ngarkuar...

Farmaciste

eVita shpk

/job-details/9158

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj kërkon të punësojë:**

**Farmaciste në depo**

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Përgjegjës mbi procedurën e importit dhe zhdoganimit;
- Përgjegjës për ndjekjen e stokut të barnave të rimbursueshme;
- Kujdeset për vazhdimësinë e kontratës me FSDKSH, përgjegjës mbi deklarimet mujore që bëhen pranë këtij institucioni;
- Përgjegjës për hedhjen në sistemin financiar të porosive të blerjes;
- Përgjegjës mbi inspektimin që realizohet nga ana e AKBPM pas çdo importi të barnave;
- Përgjegjës mbi marrjen dhe verifikimin e pullave dhe kontrollin e tyre, njoftimin e departamenteve përkatëse;
- Dërgon raporte ditore e mujore tek drejtuesi teknik dhe supervizori,etj;

**Kriteret e pozicionit:**

- Diplomuar në degën Farmaci;
- Duhet të jetë I pajisur me Licensë të Ushtrimit të Profesionit;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të paketës Office;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi shumë të mira bindëse dhe negociuese;

Adresa e punës:

Autostrada Tr-Dr Km.6

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit:
hr@evitaalbania.com

**Afati i aplikimit: 20/09/2026**

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore për të zhvilluar intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".*