Duke ngarkuar...

Pergjegjës Analize & Koordinim

A.M.G Shpk

/job-details/9400

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
A.M.G sh.p.k, kompani lider në importimin dhe shpërndarjen e produkteve të ngrira në Shqipëri, po zgjeron ekipin dhe kërkon një Përgjegjës Analize & Koordinimi.

Në këtë rol do të jeni përgjegjës për:

- Mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave të shitjeve dhe operacioneve.
- Përgatitjen e raporteve periodike dhe monitorimin e KPI-ve.
- Koordinimin ndërmjet departamenteve të Shitjeve, Logjistikës dhe Financës.
- Mbështetjen e proceseve të planifikimit dhe parashikimit.
- Identifikimin dhe propozimin e përmirësimeve në proceset e punës.
- Bashkëpunimin me menaxhmentin për realizimin e objektivave strategjike.

Kërkojmë:

- Diplomë Bachelor në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Statistikë ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 4–5 vite përvojë në analizë të dhënash, raportim ose kontroll performance.
- Preferohen të paktën 1–2 vite përvojë në drejtimin ose koordinimin e një ekipi.
- Aftësi të forta analitike dhe numerike.
- Njohuri shumë të mira të Excel/MS Office.
- Eksperiencë me ERP ose sisteme menaxhimi të inventarit përbën avantazh.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Eksperiencë në analizë, koordinim, operacione, distribucion ose FMCG përbën avantazh.
- Përgjegjshmëri, integritet dhe qasje proaktive në punë.

Nëse mendoni se ky pozicion ju përshtatet, aplikoni dhe bëhuni pjesë e ekipit A.M.G!

Dërgojni CV tuaj në adresën:
**recruitment@amgfood.com**
ose kontaktoni në
**numrin +355688030934**

Ju lutemi përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni. Aplikimet tuaja do t
ë
trajtohen n
ë
p
ë
rputhje me Ligji Nr. 124/2024
**"**
Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!