Duke ngarkuar...

Inxhinier/e Ndërtimi – Projektim

Klar Sh.P.K

/job-details/9352

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore**

1. Vizaton, përpunon dhe detajon projektet konstruktive në të gjitha fazat e projektimit.

2. Harton dhe përditëson vizatime teknike, plane, prerje dhe detaje konstruktive.

3. Përgatit dokumentacionin teknik të nevojshëm për dorëzimin e projekteve.

4. Përpunon detajet e armimit, elementeve të betonarmesuara dhe strukturave të tjera konstruktive.

5. Kontrollon përputhshmërinë e dokumentacionit teknik me standardet dhe normativat në fuqi.

6. Bashkëpunon me projektuesit dhe disiplinat e tjera për koordinimin teknik të projekteve.

7. Kryen korrigjime dhe përditësime të dokumentacionit sipas kërkesave të projektuesit përgjegjës.

8. Organizon, administron dhe arkivon dokumentacionin teknik.

9. Merr pjesë në zgjidhjen e problematikave teknike gjatë procesit të projektimit.

10. Respekton afatet e përcaktuara për realizimin e detyrave.

**Kushtet Minimale të Pranimit**

1. Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.

2. Njohuri shumë të mira në përdorimin e AutoCAD dhe programeve të tjera për hartimin e dokumentacionit teknik.

3. Aftësi për leximin, interpretimin dhe përpunimin e vizatimeve konstruktive.

4. Njohuri të standardeve, normativave dhe legjislacionit teknik në fushën e projektimit dhe ndërtimit.

5. Aftësi në përgatitjen e detajeve konstruktive, tabelave të armimit, prerjeve dhe dokumentacionit teknik shoqërues.

6. Aftësi për të punuar në grup dhe për të koordinuar punën me disiplinat e tjera të projektimit.

7. Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës.

8. Përgjegjshmëri, korrektësi profesionale dhe vëmendje ndaj detajeve.

**Kualifikime të Preferuara**

1. Përvojë në përpunimin e projekteve betonarme.

2. Njohuri në programe të analizës dhe projektimit strukturor.

3. Përvojë në përgatitjen e dokumentacionit teknik për aplikime pranë institucioneve përkatëse.

4. Njohuri të procedurave dhe praktikave bashkëkohore të projektimit konstruktiv.

*\*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\**

*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”*

Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në email-in :
**burimenjerezore@klar.al**
ose Easy Apply në LinkedIn.