Duke ngarkuar...

Menaxher Shitjesh (Erdinger Alb)

ASEL Albania

/job-details/9350

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 46 dite me pare
Erdinger Albania është në kërkim të një
**Menaxheri Shitjesh**
me eksperiencë në industrinë e birrave dhe pijeve alkoolike, për të menaxhuar dhe zhvilluar shitjet në tregun e Tiranës.

Menaxheri i Shitjeve do të jetë përgjegjës për zhvillimin e shitjeve, zgjerimin e rrjetit të klientëve dhe ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata me lokalet, restorantet, baret dhe klientët e tjerë të HoReCa.

Detyrat

- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjeve për zonën e Tiranës.
- Identifikimi dhe afrimi i klientëve të rinj, veçanërisht bareve, restoranteve, pub-eve dhe lokaleve.
- Menaxhimi dhe forcimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Zhvillimi i një rrjeti të qëndrueshëm kontaktesh në sektorin HoReCa.
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve të Erdinger.
- Negocimi i ofertave dhe kushteve tregtare me klientët.
- Ndjekja e porosive, shitjeve dhe objektivave mujore.
- Monitorimi i tregut dhe i aktiviteteve të konkurrentëve.
- Raportimi periodik mbi rezultatet e shitjeve dhe zhvillimin e tregut.

Kualifikimet

- Minimumi 5 vite eksperiencë në shitje në industrinë e birrave dhe/ose pijeve alkoolike.
- Eksperiencë të konsoliduar në sektorin HoReCa.
- Rrjet të mirë kontaktesh me bare, restorante, pub-e dhe lokale në Tiranë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Orientim të fortë drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes.
- Njohje të mirë të tregut të Tiranës dhe dinamikave të industrisë së pijeve.
- Leje drejtimi (kategoria B) dhe gatishmëri për të lëvizur në terren.

Shënime

**Çfarë ofrohet:**

- Pozicion i rëndësishëm në një markë ndërkombëtare të njohur si
**Erdinger**
.
- Pagë konkurruese, sipas eksperiencës dhe profilit.
- Bonus/komision mbi performancën.
- Mundësi për zhvillim profesional.