Duke ngarkuar...

SPECIALIST I RISKUT OPERACIONAL

Union Financiar Tirane | Unionnet - Western Union

/job-details/9321

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përshkrim i përgjithshëm:**

Specialisti/tja identifikon, vlerëson dhe monitoron rreziqet operacionale në të gjitha proceset e institucionit. Koordinon procesin e Risk & Control Self-Assessment (RCSA) në bashkëpunim me departamentet; monitoron dhe raporton Key Risk Indicators (KRI) Propozon masa për reduktimin e ekspozimit ndaj rrezikut.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:**

· Administron regjistrin e incidenteve operacionale, analizon shkaqet kryesore dhe ndjek masat korrigjuese.

· Kryen testime dhe vlerësime të efektivitetit të kontrolleve të brendshme.

· Analizon proceset e biznesit për të identifikuar dobësi ose mundësi për përmirësim.

· Merr pjesë në zhvillimin, përditësimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të menaxhimit të

rrezikut operacional.

· Monitoron ndryshimet në legjislacion, aktet rregullatore që ndikojnë në këtë fushë.

· Përgatit raporte periodike për Administratorin dhe Këshillin Administrues mbi profilin e rrezikut

operacional.

· Bashkëpunon me departamentet e tjerë për adresimin e çështjeve të riskut.

· Raporton në mënyrë të rregullt dhe transparente tek Banka e Shqipërisë mbi ekspozimin ndaj rreziqeve

operacionale.

· Angazhohet në projektet e reja për produkte, procese ose shërbime, duke siguruar vlerësimin e rreziqeve

peracionale para implementimit.

· Organizon ose mbështet trajnime për punonjësit mbi menaxhimin e rrezikut operacional.

· Monitoron dhe siguron zbatimin e planeve të veprimit të dala nga auditimet, inspektimet ose

vetëvleresimet.

**Kualifikime dhe Kërkesa**

· Të ketë Arsim të Lartë ( Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme)

· Të ketë minimumi 2-3 vjet eksperiencë pune në menaxhimin e rrezikut operacional, auditit të brendshem

ose përputhshmërisë.

· Të ketë njohuri mbi kuadrin e menaxhimit të rrezikut operacional

· Të të jetë i/e vëmëndshëm ndaj detajeve, të ketë aftësi të mira analitike dhe raportuese.

· Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office.

· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

· Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.

**Përbëjnë avantazh**

· Çertifikime profesionale në fushën e menaxhimit te rrezikut operacional.

· Përvojë në hartimin e politikave dhe procedurave.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë një CV pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore jo më vonë se data
**12 Shtator 2026**
në adresën e e-mailit:
**hr@uft.al.**

Union Finanaciar Tirane deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 17.01.2025, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

Mblidhen dhe përpunohen vetëm të dhënat e domosdoshme për qëllimet e përcaktuara.

Këto të dhëna mbahen të sakta dhe, kur është e nevojshme, përditësohen.

Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme sipas ligjit ose qëllimeve të përpunimit.

UFT garanton sigurinë dhe mbrojtja e informacionit personal.

Individët që aplikojnë pranë Union Finanaciar Trane pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç e parashikon ligji.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e e-maili:
**dpo@uft.al.**