Duke ngarkuar...

Arkitekt/e Zbatimi | Site Architect

Green Coast Hills

/job-details/9230

Himara, Vlorë
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Arkitekt/e Zbatimi**
përgjegjës/e për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projektit arkitektonik në kantier, duke garantuar përputhshmërinë e punimeve me projektin, standardet teknike dhe kërkesat e cilësisë.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Mbikëqyrja e zbatimit të projektit arkitektonik në kantier.
- Kontrolli i përputhshmërisë së punimeve me vizatimet, detajet dhe specifikimet teknike.
- Koordinimi i arkitekturës me strukturën dhe disiplinat e tjera teknike.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave dhe mospërputhjeve gjatë ndërtimit.
- Koordinimi me inxhinierët, kontraktorët dhe ekipet në terren.
- Kontrolli i cilësisë së detajeve arkitektonike, materialeve dhe përfundimeve.
- Ndjekja e progresit të punimeve dhe raportimi mbi ecurinë dhe cilësinë.

**Kualifikimet**
:

- Diplomë në Arkitekturë,
- Minimumi 5 vite eksperiencë në ndërtim dhe ndjekje kantieri
- Njohuri të mira të detajeve dhe materialeve arkitektonike
- Aftësi në leximin e projekteve dhe përdorimin e AutoCAD, SketchUp ose programeve të ngjashme.

📩 Aplikoni në: hr@mabetex.al

📞 Kontakt: +355 69 802 7832

\* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

\* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.