Underwriter i Lartë – Kredi Biznesi/ Senior Business Loan Underwriter
iute Albania
/job-details/9221
**Raportimi direkt:**
Chief Risk Officer (CRO)
**Qëllimi i Pozicionit**
**Underwriter-i i Lartë për Kredi Biznesi**
është përgjegjës për analizën dhe vlerësimin e pavarur të aplikimeve për kredi biznesi, me fokus në identifikimin dhe menaxhimin e riskut kreditor. Roli përfshin monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mjeteve dhe parametrave të vendimmarrjes për kredi, si dhe mirëmbajtjen e Manualit të Riskut të Kredisë së Biznesit. Pozicioni kërkon balancimin e objektivave të rritjes së biznesit me standardet e menaxhimit të riskut, duke garantuar vendimmarrje profesionale, të pavarur dhe të bazuar në analiza të mirëfillta.
**Përgjegjësitë Kryesore**
**1. Vlerësimi dhe Underwriting i Kredive të Biznesit**
• Analizon dhe vlerëson aplikimet për kredi biznesi (analizë financiare, operacionale, garanci, histori krediti etj.).
• Merr vendime miratimi/refuzimi/kushtëzimi brenda limiteve të deleguara të autoritetit.
• Përgatit rekomandime të argumentuara për kreditë që kalojnë limitin e autoritetit individual, drejt komiteteve përkatëse të kreditit.
**2. Koordinim me Departamentin Komercial**
• Shërben si pika kryesore e kontaktit e Riskut për aplikimet e paraqitura nga ekipet Komerciale/Sales.
• Siguron kohë përgjigje efikase, pa kompromentuar cilësinë e analizës së riskut.
• Komunikon qartë arsyet e vendimeve dhe kushtet e nevojshme për miratim.
• Kontribuon me perspektivën e riskut që në fazat e para të zhvillimit të produkteve/proceseve të reja për kreditë e biznesit.
**3. Monitorimi i Risk Features dhe Performancës së Portofolit**
• Monitoron performancën e vazhdueshme të treguesve/karakteristikave të riskut të përdorura në modelet dhe kriteret e vlerësimit të kredive të biznesit.
• Identifikon devijime, trende negative ose përkeqësim të cilësisë së portofolit.
• Rekomandon rregullime të kritereve/politikave, bazuar në analizën e performancës.
**4. Menaxhimi i Loan Decision Engine**
• Propozon ndryshime/optimizime të motorit të vendimmarrjes automatike, sipas cilësisë aktuale të portofolit në bashkëpunim me CRO-n dhe ekipet e e departamentit komercial dhe ate te menaxhimit te produkteve.
• Kryen teste dhe simulime përpara implementimit të ndryshimeve në “Loan Decision Engine”.
**5. Menaxhimi i Manualit të Riskut të Kredisë se Biznesit**
• Mban dhe përditëson rregullisht Manualin e Riskut të Kredisë për kredi biznesi, duke garantuar që ai reflekton politikat, procedurat dhe praktikat aktuale.
• Siguron përputhshmërinë e manualit me kërkesat rregullatore dhe standardet e brendshme të governancës.
• Komunikon dhe trajnon stafin përkatës mbi ndryshimet në manual.
**6. Raportim dhe Komunikim me CRO**
• Raporton rregullisht (mujor/tremujor) te CRO mbi cilësinë e portofolit, performancën e riskut dhe rekomandimet përkatëse.
• Ngre alarme të hershme (early warning) te CRO në rast identifikimi të risqeve të reja ose përkeqësimi të portofolit.
• Kontribuon në raportet e riskut Komitetin e Riskut, kur kërkohet.
**7. Governancë, Compliance dhe Menaxhim Risku**
• Vepron në përputhje të plotë me kuadrin rregullator bankar/mikrofinanciar dhe politikat e brendshme të kompanisë.
• Ruan pavarësinë e gjykimit profesional dhe i qëndron presionit nga struktura komerciale për të miratuar kredi jashtë kritereve të riskut.
• Kontribuon në auditime të brendshme/të jashtme dhe inspektime rregullatore lidhur me kreditë e biznesit.
**Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar**
· Diplomë në Financë, Ekonomi, Bankë ose fusha të ngjashme.
· Minimumi 5 vite përvojë në analizë kredie, underwriting ose risk kredie.
· Përvojë në vlerësimin e kredive për SME.
· Njohuri mbi riskun kreditor, scorecards, decision engines dhe kuadrin rregullator bankar/mikrofinanciar.
· Aftësi shumë të mira në Excel; njohuritë në SQL dhe Python përbëjnë avantazh.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
**Aftësi dhe Kompetenca Kyçe**
· Aftësi për të analizuar informacionin dhe për të marrë vendime të mira.
· Integritet profesional dhe gjykim i pavarur.
· Komunikim dhe bashkëpunim shumë i mirë me ekipet e tjera.
· Kujdes ndaj detajeve dhe organizim i mirë i punës.
· Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht në një mjedis dinamik.
*Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre tek*
*jobs@iute.al*
*deri ne daten 15.09.2026.*
*Duke derguar CV tuaj tek adresa*
*jobs@iute.al*
*, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar (Link – Politika e Privatesise se Rekrutimit*
*https://iute.al/politika-e-privatesise-dhe-kushtet/politika-e-privatesise-se-rekrutimit/*