Duke ngarkuar...

Agjent Shitjesh në terren

OZZO

/job-details/9175

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**OZZO**
po transformon mënyrën se si bizneset e sektorit
**HORECA**
u shërbejnë klientëve, duke sjellë menunë dixhitale si një zgjidhje moderne, praktike dhe shumë efikase.

Po kërkojmë
**Agjent/e Shitjesh në Terren**
që do të na ndihmojë të përhapim shërbimin e OZZO në më shumë bare, kafene, restorante, hotele dhe biznese të tjera HORECA.

**Roli juaj:**

• Vizita në terren dhe kontaktimi i bizneseve HORECA

• Prezantimi i OZZO dhe përfitimeve të menusë dixhitale

• Identifikimi i nevojave të biznesit dhe prezantimi i zgjidhjes së duhur

• Ndërtimi i marrëdhënieve me pronarët dhe menaxherët e bizneseve

• Dakordësimi i bashkëpunimit dhe vendosja e shërbimit OZZO në biznes

• Monitorim dhe ndjekje deri në aktivizimin e shërbimit

**Kë po kërkojmë?**

• Persona komunikues, energjikë dhe të orientuar drejt rezultateve

• Aftësi të mira negociimi dhe bindjeje

• Të gatshëm për të punuar në terren dhe për të krijuar kontakte të reja

• Eksperienca në shitje është avantazh

• Eksperienca në sektorin HORECA përbën avantazh gjithashtu

**Çfarë ofrojmë?**

• Pagë bazë+
**bonus për çdo klient të sjellë**

• Trajnim mbi produktin dhe procesin e shitjes

• Mbështetje nga ekipi OZZO

• Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale

• Punë dinamike në një produkt teknologjik që po transformon bizneset HORECA

🚀
**Nëse keni aftësi të mira komunikimi, ju pëlqen puna në terren dhe dëshironi të jeni pjesë e një produkti që po modernizon shërbimin në HORECA, aplikoni për t'u bërë pjesë e OZZO!**

📩 Dërgoni CV-në në
**a.murati@ordo.eu**
me subjektin:
**Agjent Shitjesh – OZZO**