Duke ngarkuar...

SPECIALIST I SEKTORIT TE PERPUTHSHMERISE

CREDINS BANK

/job-details/9170

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Pergjegjesite Kryesore:

·     Informon njësitë përkatëse në Bankë mbi ndryshimet në legjislacionin shqiptar të cilat kanë impakt në veprimtarinë bankare. Vlereson ndikimin e cdo ndryshimi ligjor dhe rregullativ mbi veprimtarine e bankes dhe jep rekomandimet perkatese per zbatimin e tyre

·     Identifikon, mban dokumentacionin dhe vlerëson riskun e përputhshmërisë të lidhur me produktet dhe praktikat e reja, propozimet mbi llojet e reja te biznesit, marrëdhëniet me klientet, dhe ndryshime të tjera të rëndësishme në natyrën e këtyre marrëdhenieve, duke garantuar perputhshmerine e tyre me kuadrin rregullativ.

·     Rishikon politikat, proçedurat dhe praktikat e ndryshme të bankës, për të siguruar përputhshmëri me kuadrin rregullativ bankar në fuqi, vlereson pershtatshmerine e tyre dhe propozon amendime per mangesite e identifikuara.

·     Në bashkëpunim me përgjegjësin e sektorit kryen monitorime të vazhdueshme në të gjitha njësitë e bankës për të identifikuar rreziqet e përputhshmërisë në veprimtarinë e Bankës dhe duke propozuar masat korrigjuese.

·     Plotëson regjistrin e rasteve të konflikteve të interesit të cilat deklarohen pranë Sektorit të Përputhshmërisë, sipas politikave në fuqi të bankës. Në bazë të kërkesave të paraqitura, mund të shprehet me opinion për raste të mundshëm të konfliktit të interesit, në përputhje me politikat në fuqi

·     Kryen trajnimin e personelit për çështjet e përputhshmërisë, duke shërbyer dhe si pikë kontakti brenda bankës për çështje apo pyetje të personelit lidhur me përputhshmërinë;

·     Përgatit raportin e klienteve FATCA të cilët do të raportohen pranë IRS (Internal Revenue Service) të dhënat e klienteve të identifikuar si shtetas/rezident amerikanë në përputhje me marrëveshjen e Bankës me IRS.

·     Monitoron identifikimin e klienteve me indicio amerikane, shtetasit/rezidentët amerikanë sipas përcaktimeve të marrëveshjes me IRS në kuadër të zbatimit të Ligjit FATCA.

Kualifikime

·     
Diplomuar në shkencat ekonomike/juridike

·     
Trajnime në fushën e përputhshmërisë

Njohurite teknike dhe aftësitë

·     
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe kuantitative.

·     
Aftësi shumë të mira analitike.

·     
Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup

·     
Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur deadline