Duke ngarkuar...

Assistant Project Manager

IAESTE Albania

/job-details/8859

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Junior Project Manager – IAESTE Albania**

**IAESTE Albania**
është pjesë e
*International Association for the Exchange of Students for Technical Experience (IAESTE)*
, një organizatë ndërkombëtare që promovon mobilitetin, zhvillimin profesional dhe përvojën praktike të studentëve përmes praktikave ndërkombëtare.

Në Shqipëri, IAESTE bashkëpunon me studentë, universitete, kompani dhe partnerë ndërkombëtarë për të krijuar mundësi të strukturuara praktike, shkëmbimi dhe zhvillimi profesional.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit tonë, kërkojmë një:

Junior Project Manager

📍
**Tiranë**

🕘
**Full-time | On-site**

Pozicioni është i përshtatshëm për një profesionist të ri që dëshiron të zhvillojë karrierën në menaxhim projektesh, programe ndërkombëtare, rekrutim dhe zhvillim partneritetesh.

Personi i përzgjedhur do të trajnohet mbi strukturën dhe procedurat e IAESTE dhe do të marrë gradualisht përgjegjësi më të mëdha në koordinimin e aktivitetit të IAESTE Albania.

Përgjegjësitë kryesore

- Koordinimi dhe ndjekja e aplikimeve të studentëve për praktikat ndërkombëtare IAESTE;
- Administrimi i ofertave, kandidatëve dhe dokumentacionit në
**IAESTE Exchange Platform**
;
- Ndjekja e afateve, detyrave dhe proceseve për të siguruar realizimin në kohë të aktiviteteve;
- Komunikimi me studentët gjatë procesit të aplikimit, nominimit dhe praktikës;
- Koordinimi me komitetet dhe partnerët ndërkombëtarë të IAESTE;
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me universitete, zyra karriere dhe institucione arsimore;
- Identifikimi dhe kontaktimi i kompanive shqiptare të interesuara për bashkëpunim dhe pritjen e praktikantëve ndërkombëtarë;
- Mbështetja e organizimit të eventeve, prezantimeve universitare dhe aktiviteteve të IAESTE;
- Menaxhimi dhe kontrolli i dokumentacionit të projekteve dhe praktikave;
- Përgatitja e raporteve periodike dhe përditësimi i databazave të studentëve, universiteteve, kompanive dhe partnerëve;
- Monitorimi i proceseve dhe evidentimi i problematikave për të garantuar cilësi dhe funksionim efikas;
- Përgatitja dhe koordinimi i informacionit për promovimin e praktikave dhe aktiviteteve të IAESTE Albania.

Profili i kandidatit

Kandidati duhet të:

- Ketë përfunduar studimet
**Bachelor ose Master**

**Administrim Biznesi, Menaxhim, Burime Njerëzore, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ekonomi**
ose fusha të ngjashme;
- Zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, minimumi
**niveli B2**
;
- Ketë aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë;
- Ketë aftësi të mira organizative dhe menaxhim të disa proceseve paralelisht;
- Të jetë i/e orientuar drejt rezultateve dhe respektimit të afateve;
- Ketë vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira në menaxhimin e dokumentacionit;
- Përdorë mirë
**Microsoft Office, Google Workspace**
dhe platformat digjitale;
- Të jetë i/e aftë të komunikojë profesionalisht me studentë, universitete, kompani dhe partnerë ndërkombëtarë;
- Të ketë iniciativë, përgjegjshmëri, aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe dëshirë për të mësuar;
- Të jetë në gjendje të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në koordinim me ekipin.

Eksperienca e mëparshme në
**menaxhim projektesh, rekrutim, programe studentore, marrëdhënie me universitete, organizim aktivitetesh ose organizata ndërkombëtare**
konsiderohet avantazh, por
**nuk është kusht**
.

Çfarë ofrojmë

- Trajnim të plotë mbi IAESTE, Exchange Platform dhe procedurat e programit;
- Eksperiencë praktike në menaxhimin e një programi ndërkombëtar;
- Komunikim të drejtpërdrejtë me partnerë, universitete dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj;
- Mundësi për të zhvilluar aftësi në
**project management, recruitment, stakeholder management dhe international mobility**
;
- Përfshirje në organizimin e aktiviteteve, eventeve dhe iniciativave ndërkombëtare;
- Mundësi reale për rritje profesionale dhe marrje graduale të përgjegjësive menaxheriale.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:

- **CV të përditësuar**
;

📩
**info@iaeste.al**

📅
**Afati i aplikimit: 31 Gusht 2026**

📍
**Tiranë | Full-time | On-site**

**Bëhu pjesë e IAESTE Albania dhe kontribuo në krijimin e mundësive ndërkombëtare për studentët dhe të rinjtë profesionistë.**