Duke ngarkuar...

Human Resources Specialist

CCBS

/job-details/7829

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 48 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
*Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.*

*Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.*

*CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:*
***Specialist i Burimeve Njerëzore***

**Qëllimi i punës:**

Specialisti i Burimeve Njerëzore, është përgjegjës për identifikimin e nevojave për trajnim, organizimin e programeve të zhvillimit profesional dhe menaxhimin e proceseve të vlerësimit të performancës së punonjësve, me qëllim rritjen e efektivitetit organizativ dhe zhvillimin e vazhdueshëm të stafit.

**Roli dhe përgjegjësitë:**

- Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim në bashkëpunim me menaxherët e departamenteve
- Harton dhe ndjek planin vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit të stafit
- Organizon dhe koordinon trajnime të brendshme dhe të jashtme
- Suporton procesin e onboarding-ut të punonjësve të rinj
- Administron dhe ndjek procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve
- Koordinon ciklet e performancës dhe siguron respektimin e afateve
- Përgatit raporte mbi trajnimin, performancën dhe zhvillimin e punonjësve
- Mbështet procese HR si rekrutimi dhe administrimi i të dhënave të punonjësve
- Siguron administrim korrekt dhe konfidencial të dokumentacionit

**Kualifikimet dhe Kërkesat:**

- Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Psikologji, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në HR. Njohuri mbi sistemet e vlerësimit të performancës dhe KPI.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Aftësi analitike dhe organizative.
- Njohuri të mira të Microsoft Office dhe sistemeve HR.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

**Aftësi Personale:**

- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale.
- Mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
- Diskrecion dhe etikë profesionale.
- Orientim drejt rezultateve dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
- Aftësi për të menaxhuar disa procese paralelisht.

**Ofrohet:**

- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
- Trajnime profesionale të vazhdueshme.
- Paketë konkurruese page dhe benefitesh.

**Të interesuarit mund të aplikojnë në emailin**
hr@cocacola.al
**brenda datës 21/07/2026.**

*Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.*

*Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.*

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive