Duke ngarkuar...

Specialist i Sigurisë Kibernetike

SiCRED sh.a

/job-details/7349

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 50 dite me pare
Shoqëria SiCRED sh.a., pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, ofron për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.

SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një profesionist/e në pozicionin
**“Specialist i Sigurisë Kibernetike”**
.

**Informacion mbi përshkrimin e punës:**

1. Ekzekuton masat dhe kontrollet e sigurisë sipas drejtimit të Shefit IT, dhe njofton menjëherë për çdo anomali ose incident;
2. Monitorim sigurie dhe analizë logjesh (SIEM, IDS/IPS, firewall); vlerësim vulnerabiliteti dhe menaxhim patch-esh;
3. Trajtim teknik i incidenteve kibernetike: identifikim, kontejnerizim dhe dokumentim;
4. Zbatim i kontrolleve të sigurisë sipas kuadrit ISMS/ISO 27001 të miratuar nga kompania;
5. Njohuri praktike mbi kërkesat e legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale, relevante për të dhëna financiare/shëndetësore të klientëve;
6. Harton raporte teknike periodike (gjendja e sigurisë, incidente, vulnerabilitete) drejtuar Shefit IT.

**Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:**

1. Të ketë përfunduar studimet e larta; preferohet diplomë Master në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Siguri Informacioni ose Siguri Kibernetike;
2. Përvojë totale 3-5+ vite në IT, prej të cilave të paktën 1-2 vite me detyra konkrete sigurie;
3. Certifikime si CompTIA Security+, ISO/IEC 27001 (Foundation/Internal Auditor), SIM3, CISM, CISSP ose ekuivalente përbëjnë avantazh;
4. Aftësi komunikimi dhe pune në grup;
5. Aftësi organizimi dhe mbajtje e saktë e informacionit;
6. Njohuri të mira të gjuhës angleze.

**Përse duhet të punoni pranë SiCRED?**

Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:

1. Sigurim privat jete
2. Sigurim privat shëndeti
3. Sigurim privat jete me kursim
4. Fond privat pensioni
5. Një udhëtim stafi në vit
6. Mundësi trajnimi

**Informacion mbi kushtet e punës:**

Lloji i punës -
**Kohë e plotë**

Orari - 08:00-17:00

Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë

Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën
**15 Korrik 2026,**
përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

1. **Me postë,**
në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë
2. **Me email**
: vbodo@sicred.com.al, dhoti@sicred.com.al, ecelo@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
3. **Nga LinkedIn**

*\*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.*