Duke ngarkuar...

Inxhinier Elektronik

ATRONIX

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 2 dite me pare
**Qëllimi i Pozicionit**

Inxhinieri Elektronik është përgjegjës për të projektuar, zhvilluar, vlerësuar, përshtatur, instaluar, mirëmbajtur sistemet dhe komponentët elektronikë, qarqet dhe sistemet e përdorura për sistemet e komunikimit, transportit, aplikacioneve të tjera industriale etj.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë**

- Projekton, inspekton, teston dhe përditëson sistemet elektronike, komponentët, pajisjet dhe softuer-ët.
- Koordinon me Inxhinierët, profesionistë të tjerë, si dhe klientët për të siguruar që projektet të përfundojnë sipas afateve, specifikimeve dhe cilësisë së kërkuar.
- Sigurohet që të gjitha pajisjet dhe produktet përmbushin rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë.
- Vëzhgon proceset ekzistuese dhe realizon rekomandime për përmirësimin e tyre.
- Zhvillon procedura efektive për mirëmbajtjen, testimit dhe kontrollin e cilësisë.
- Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së paisjeve.
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të proceseve të punës.
- Monitoron proceset, sistemet, stafin dhe identifikon probleme, të cilat i raporton te CEO.
- Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacionet e marra.
- Përditësohet vazhdimisht me ndryshimet dhe progresin në fushën e inxhinierisë elektronike.
- Realizon prezantime dhe përfaqëson kompaninë në konferenca, panaire, etj.

**Kualifikimet dhe Aftësitë**

- Diplome baxhelor për Inxhinieri Elektronike, preferohen kandidatë me Diplome Master.
- Të ketë eksperiencë pune, minimumi 1 ose 2 vite;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në përgatitjen e raporteve teknike.
- Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektronike;
- Të zotrojë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe ndërveprimi me të tjerët.

Çfarë ofrojmë

- Paketë kompensimi konkurruese e përcaktuar mbi bazën e përvojës dhe kompetencave profesionale;
- Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, përmes trajnimeve të avancuara në standardet IPC dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë si edhe mbështetje për certifikime ndërkombëtare;
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë;
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues, me fokus në cilësi, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve;
- Angazhim në projekte ndërkombëtare duke punuar sipas standardeve globale të industrisë së prodhimit elektronik.

Adresa: Rruga “Egnatia”, Kapanoni Nr. 48, ''Tirana Industrial Park''.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"*
.