Duke ngarkuar...

Agjent Promocioni

Abissnet

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Agjenti i Promocionit**
zhvillon dhe marketon produktin e internetit, telefonisë dhe IPTV që ofron Shoqëria. Mbledh kontakte nga klien potencial dhe ndjek shitjen. Sugjeron ndryshime ne përmirësimin e paketave dhe ofertave që shoqëria hedh në treg duke raportuar kërkesat e klienteve në terren. Krijon kontakte dhe marrëdhënie biznesi me kompani, familje për të realizuar kontrata të reja në përputhje me ofertat e miratuara nga Shoqëria.

**Detyrat Kryesore**

·   
Realizon shpërndarjen e broshurave sipas zonave të përcaktuara.

·   
Prezanton shërbimet që ofron Abissnet.

·   
Informohet në mënyre të vazhdueshme për çdo ndryshimin të ofertave që shoqëria hedh në treg.

·   
Mbledh kontakte të klientëve potencial dhe finalizon me kontratë.

·   
Prezantimi i shërbimeve qe shoqëria ofron kundrejt Klientëve duhet te behet konform rregullave dhe broshurave te reklamës ne fuqi.

·    
Jep informacion të përgjithshëm Klientit mbi profilin e kompanisë si dhe udhëzimet përkatëse mbi departamentet qe janë te disponushme për shërbimin ndaj Klientit.

·  
Mbajtja e kontakteve në mënyre të vazhdueshme me Klientët që janë të interesuar për të marrë shërbimin tonë.

·   
Përmbush objektivat të vendosura nga Menaxheri përkatës.

·   
Identifikon kërkesat e klientëve potencial, duke mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme.

·   
Paraqet një raport javor pranë drejtorit të departamentit për rezultatet e punës së kryer.

·   
Siguron shërbim cilësor , sodisfaksion ndaj klientit dhe rritje te imazhit të shoqërisë duke mbajtur marrëdhënie të mira me klientin.

·   
Performon shumë mirë ne prezantimin e shërbimit të ofruar kundrejt klientëve.

·   
Raporton dhe jep llogari për punën e kryer në përputhje me përcaktimet.

·   
Ndjek kontraten e klientit deri ne momentin qe klienti rezulton online ne sistem