Duke ngarkuar...

Menaxher Shitjesh Tirane

Upvisor Albania

/job-details/6089

Kashar, Tirana
full_time
Publikuar 117 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
**Menaxher Shitjesh (Tiranë)**
​Kompania e kontraktuar nga ne, një nga kompanitë kryesore në FMCG po kërkon një lider energjik, strategjik dhe të orientuar drejt rezultateve për të marrë rolin e Menaxherit të Shitjeve për zonën e Tiranës.


​Nëse keni eksperiencë në udhëheqjen e skuadrave dhe njihni kanalet kryesore të tregut, dhe keni njohje në treg, ky pozicion është për ju!


​
**Përmbledhje e Rolit**
​Si Menaxher Shitjesh, ju do të jeni përgjegjës për udhëheqjen dhe rritjen e ekipit tonë të terrenit në Tiranë, duke menaxhuar në mënyrë strategjike të gjitha kanalet e shitjes (Retail, Key Accounts, dhe HoReCa). Qëllimi juaj do të jetë maksimizimi i shitjeve, zgjerimi i portofolit të klientëve dhe zhvillimi profesional i skuadrës.


​
**Përgjegjësitë Kryesore:**
• ​Menaxhimi i Ekipit: Drejtimi, motivimi dhe trajnimi i një ekipi prej 8+

• ​Strategjia e Kanalit: Menaxhimi dhe zhvillimi i performancës në kanalet:

◦ ​Retail (Tradicionale & Moderne)

◦ ​Key Accounts (Klientët VIP / Rrjetet e mëdha)

◦ ​HoReCa (Hotele, Restorante, Kafe)

• ​Objektivat dhe Performanca: Ndjekja e planeve të shitjeve, analizimi i KPI-ve dhe raportimi i rregullt ecurisë tek eproret

• ​Marrëdhëniet me Klientët: Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët strategjikë.

• ​Analiza e Tregut: Monitorimi i konkurrencës dhe identifikimi i mundësive të reja për rritje.

​ Kërkesat për Kandidatin:

• ​Eksperiencë: Minimumi 10 vite eksperiencë në menaxhim shitjesh në industrine FMCG dhe në zonën e Tiranēs

• ​Lidership: Eksperiencë e provuar në menaxhimin

• ​Njohuri Tregu: Njohje e shkëlqyer e rrjetit HoReCa, Key Accounts dhe Retail në Tiranë.

• ​Aftësi Ndërpersonale: Aftësi të shkëlqyera negociuese, komunikuese dhe zgjidhëse të problemeve.

• ​Arsimi: Diplomë Universitare (Menaxhim, Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme).

• ​Leje Drejtimi: Patendë e Klasit B (e detyrueshme).

​
**Çfarë Ofrojmë Ne**
:

• ​Pagë mujore shumë konkurruese (e negociueshme bazuar në eksperiencën).

• ​Skemë joshëse bonusesh të bazuara në performancë.

• ​Makinë kompanie, telefon dhe mjete të tjera të nevojshme për punën.

• ​Ambient dinamik, mbështetës dhe mundësi reale për rritje profesionale.

**Si të Aplikoni?**
​Nëse e gjeni veten në këtë profil, dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në adresën tonë të emailit: [upvisoral@gmail.com] me subjekt: "Aplikim: Menaxher Shitjeje - Tiranë".

​📅 Afati i fundit për aplikime: 1 qershor 2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.


​#punësim #menaxhershitjeje #tirana #horeca #retail #keyaccounts #salesmanager #kariere

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive