Duke ngarkuar...

Konkurs për 2 punonjës depo dhe 1 agjent shitjesh / Reforma Automotive

Reforma

Kastriot
Kohë e plotë
Publikuar 54 dite me pare
Shiko Kompaninë

Reforma Automotive shpall konkurs për vende të lira pune

Reforma Automotive është në kërkim të kandidatëve të motivuar dhe të përgjegjshëm për pozitat e mëposhtme:

 

1. Punonjës në Depo – Shkabaj, Obiliq

Numri i pozitave: 2

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi, sistemimi dhe përgatitja e mallrave në depo;
  • Kontrollimi i produkteve gjatë pranimit dhe dorëzimit;
  • Përgatitja e porosive sipas kërkesave të kompanisë;
  • Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirën e depos;
  • Bashkëpunimi me ekipin për menaxhimin e stokut dhe dërgesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune në depo është përparësi;
  • Aftësi për punë fizike dhe organizim të mirë;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përpikëri në punë;
  • Aftësi për punë në ekip.
  •  

2. Agjent Shitjesh – Filiali në Pejë

Numri i pozitave: 1

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë tek klientët;
  • Kujdesi ndaj klientëve ekzistues dhe zhvillimi i klientëve të rinj;
  • Ofrimi i informatave të sakta për produktet dhe shërbimet;
  • Përgatitja e ofertave dhe ndjekja e porosive;
  • Raportimi i rregullt mbi aktivitetet e shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë në shitje është përparësi;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bindjeje;
  • Qasje profesionale ndaj klientëve;
  • Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit;
  • Patentë shoferi kategoria B është përparësi.
  •  

Të interesuarit mund të aplikojnë në: 038 563 018 | 044 777 099
 

Ju faleminderit për kohën dhe bashkëpunimin.