Duke ngarkuar...

Specialist - Këshillues Ligjor

ProCredit Bank Albania

/job-details/5361

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 158 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
ProCredit Bank ka shpallur pozicionin vakant për rolin e
**Specialistit-Këshillues Ligjor**
. Përsoni që do të perzgjidhet, do të jetë pergjegjes për sigurojë përputhshmërinë e Bankës me ligjet e aplikuara dhe rregulloren në fuqi në Shqipëri, për ofrimin e këshillave mbi çështjet ligjore (veçanërisht legjislacionin në fushën e taksave, Kodit të Punës, marredhënieve tregtare të bankës me palët e treta), këshilla mbi instrumentat kontraktore/kontratat e përdorura nga Banka për aktivitëtët e saj.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Këshillon mbi çështje ligjore: Kodi Civil, Ligji i Taksave, Ligji Tregtar, Ligji i Bankave, Rregulloret e Ministrisë së Financave, etj.
- Rishikon dhe përditëson, kur nevojitet, kontratat standarde të përdoruara nga banka; kontrata shërbimi, marketing dhe të tjera të kërkuara nga departamente të ndryshme, si prokurimet, marketing etj.
- Koordinon bashkëpunimin me këshilluesit e jashtëm ligjor të bankës për të gjitha çeshtjet gjyqësore me palë bankën që ndiqen nga ana e këshilluesve (avokatëve) të bankes.
- Përditëson listën e të gjithë rasteve gjyqësore të përgatitura nga këshillues të jashtëm ligjor, kërkon informacion të rregullt nga ata dhe informon rregullisht Departamentet përkatëse dhe Drejtorinë e bankës.
- Përgatit, nënshkruan e nis drejt palëve të interesuara opinione ligjore për çdo kërkesë të subjekteve me qëllim hapje llogarie për herë të parë pranë Bankës, sipas procedurave në fuqi të bankës.
- Përgatit, nenshkruan e nis drejt palëve të intëresuara opinione ligjore për çdo kërkesë të subjekteve tregtare, e OJF/OJQ me qëllim autorizimin e një apo disa përfaqësuesve me prokurë për veprime në llogaritë e lëshuesit të prokurës.
- Përgatit, kontrollon dhe firmos si përfaqësues i bankës kontratat e kredisë, deklaratat dhe çdo dokument tjetër që ka lidhje me procesin e kredidhënies apo dhe atë të çdo shërbimi tjetër bankar që ofrohet në ProCredit Bank Shqipëri.
- Raporton te drejtori i Departamentit Ligjor, PPP dhe Përputhshmërisë për detyrat dhe përgjegjësitë në lidhje me qëllimet dhe objektivat e njësisë.
- Kryen çdo detyrë tjetër që mund t’i caktohet nga Koordinatori i Njësisë dhe nga Drejtori i Departamentit Ligjor, PPP dhe Përputhshmërisë.

**Kualifikimet**

- Mbi 5 vite eksperiencë në sektorin bankar, në pozicione të ngjashme.
- Diplomë Bachelor/Mastër në Drejtësi.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionin në fuqi për sektorin bankar.
- Energjik, i organizuar dhe vecanarisht shumë i vëmendshëm për detaje.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi përsonal.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Çdo çertifikatë/trajnim i metëjshëm përbën avantazh.

Nëse mendon se ky rol është për ty, dërgo një CV të përditësuar dhe Letër Motivimi në adresën e e-mail: burime.njerezore@procredit-group.com brenda dates 30.04.2026

*ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështëtur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentët e tjera të paraqitura nga ata.*

*ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe tëknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitëtin e të dhënave sensitive.*

*Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.*

*Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a*
burime.njerezore@procredit-group.com

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive