Duke ngarkuar...

Jurist/e

Rekrutime Agikons

/job-details/3133

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 191 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje
**Jurist/e.**

- **Detyrat**

Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj.

Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.

Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.

Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.

- **Kualifikimet**

Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi.

Të ketë eksperiencë pune si Jurist/e ne kompani ndertimi minimalisht 3 vite.

Te kete eksperience në çeshtjet gjyqesore.

Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office''.

Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.

Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.

- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.

- **Shenime**

*Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar*
këtu ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses tone te emailit:
**hr@agikons.com**

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore

Agikons. Sh. P. K

E-mail:
**hr@agikons.com**

**Adresa:**
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive