Duke ngarkuar...

Drejtues Teknik - i licensuar

Farebau Albania

/job-details/12780

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Qëllimi i pozicionit**

**Drejtuesi Teknik**
është përgjegjës për drejtimin, organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen teknike të proceseve të zbatimit të punimeve në objektet ku operon kompania, duke garantuar realizimin e tyre në përputhje me projektet e miratuara, kushtet teknike të zbatimit, standardet e cilësisë dhe legjislacionin në fuqi.

**Përgjegjësitë Kryesore**

- Drejton dhe koordinon aktivitetin teknik të kompanisë në procesin e zbatimit të punimeve.
- Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e projekteve sipas dokumentacionit teknik të miratuar.
- Organizon dhe ndjek ecurinë e punimeve në kantier, duke siguruar respektimin e afateve të përcaktuara.
- Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të punimeve të realizuara.
- Siguron zbatimin e rregulloreve teknike, standardeve të ndërtimit dhe kërkesave ligjore.
- Bashkëpunon me projektuesit, investitorët, mbikëqyrësit dhe institucionet përkatëse.
- Analizon problematikat teknike që shfaqen gjatë zbatimit dhe propozon zgjidhje.
- Kontrollon dokumentacionin teknik të kantierit dhe përgatit raportime periodike mbi ecurinë e punimeve.
- Ndjek preventivat, situacionet e punimeve dhe ndryshimet eventuale gjatë zbatimit.
- Koordinon ekipet teknike, inxhinierët, teknikët dhe përgjegjësit e kantierit.
- Siguron respektimin e kërkesave për sigurinë dhe shëndetin në punë në bashkëpunim me personat përgjegjës.
- Përfaqëson kompaninë në çështjet teknike brenda kompetencave dhe autorizimeve të përcaktuara.

**Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi .
- Pajisje me
**licencë profesionale**
të vlefshme për ushtrimin e aktivitetit si drejtues teknik.
- Njohuri mbi projektet teknike, preventivat, situacionet dhe dokumentacionin e kantierit.
- Njohuri të programeve AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Aftësi për organizimin dhe menaxhimin e proceseve të punës.

*\*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\**

*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\**

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
**hr@farebau.ch .**