Duke ngarkuar...

Paid Ads Specialist (Meta Ads & Google Ads)

MALZA

/job-details/12740

Tirana
part_time
Publikuar Sot
**Rreth MALZA

MALZA është agjenci kreative dhe marketingu në Tiranë. Punojmë me klientë në hoteleri, restorante, klinika estetike, modë, pasuri të paluajtshme, transport dhe shpërndarje B2B, me shërbime branding, dizajni, menaxhimi të rrjeteve sociale dhe reklamas

h online.
**Pozicioni**

Kërkojmë një specialist/e për reklama të paguara, me kohë të pjesshme, në zyrën tonë në Tiranë. Do të menaxhosh fushatat Meta Ads dhe Google Ads për disa klientë njëkohësisht, nga strategjia deri te raporti.

**Përgjegjësitë

• Ndërtimi dhe menaxhimi i fushatave në Meta Ads (Facebook, Instagram) dhe Google Ads (Search, Performance Max, rem

arketing)

• Struktura e fushatave, audiencat, buxhetet dhe testimi i kreativëve

• Optimizimi i vazhdueshëm sipas KPI-ve të secilit klient: kosto për lead, për mesazh, për ndjekës, për rezervim

• Konfigurimi i matjes: Pixel, Conversions API, konvertimet në Google Ads, GA4

• Brief-e për ekipin e dizajnit dhe tekste reklamash në shqip dhe anglisht

• Raporte periodike me rezultate, analizë dhe hapat e ardhshëm

**Kërkesat

• Minimumi 2 vjet përvojë reale në menaxhimin e reklamave për biznese, me buxhete dhe rezultate që mund t'

i tregosh

• Njohuri praktike të Meta Ads Manager dhe Google Ads

• Aftësi për të lexuar të dhëna dhe për të marrë vendime bazuar në to

• Shqip dhe anglisht shumë mirë, me shkrim dhe me gojë

• Prani fizike në zyrë, në Tiranë. Pozicioni nuk është në distancë

• Përvoja në agjenci marketingu është përparësi

**Si të aplikosh**

Apliko këtu në LinkedIn ose dërgo CV-në në cv@malza.co. Kandidatët që bashkëngjitin një shembull fushate që kanë menaxhuar (objektivi, buxheti dhe rezultati) kanë përparësi.******