Tring TV është në kërkim të një 3D Motion Graphic Specialist, i cili do të jetë përgjegjës për krijimin dhe zhvillimin e animacioneve 2D/3D, motion graphics dhe materialeve të ndryshme vizuale për transmetimet televizive, materialet promocionale dhe platformat digjitale.
Kandidati duhet të ketë aftësi kreative dhe teknike, si dhe njohuri në përdorimin e programeve profesionale të dizajnit dhe animacionit.
**Detyrat dhe përgjegjësitë:**
- Të krijojë dhe zhvillojë animacione 2D/3D dhe motion graphics për transmetimet televizive, programacionin sportiv dhe materialet promocionale;
- Të realizojë spote reklamuese, tituj, grafika televizive dhe elemente të tjera vizuale për programe të ndryshme;
- Të dizajnojë materiale grafike për rrjetet sociale, banera, pop-up dhe platforma digjitale;
- Të përpunojë dhe animojë materiale grafike, video dhe elemente të tjera vizuale sipas kërkesave të departamentit;
- Të bashkëpunojë me ekipin kreativ për zhvillimin dhe realizimin e ideve dhe koncepteve vizuale;
- Të sigurojë cilësinë teknike, estetike dhe kreative të materialeve të realizuara;
**Eksperienca profesionale:**
- Eksperiencë në dizajn grafik, motion graphics dhe animacion 2D/3D;
- Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e programeve Adobe After Effects, Adobe Premiere Pro, Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop;
- Njohuritë në Cinema 4D ose programe të tjera të modelimit dhe animacionit 3D përbëjnë avantazh;
- Prioritet do të kenë kandidatët me njohuri në përdorimin e platformave të Inteligjencës Artificiale, si Higgsfield, Dreamina, ElevenLabs, Suno apo platforma të tjera të ngjashme;
- Njohuritë në përdorimin e platformave si Artlist për muzikë, efekte zanore dhe materiale video përbëjnë avantazh.
**Aftësi dhe cilësi:**
- Kreativitet dhe sens i zhvilluar estetik;
- Vëmendje ndaj detajeve, ngjyrave, tipografisë dhe kompozimit vizual;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme;
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afate;
- Gatishmëri për të mësuar dhe eksperimentuar me teknologji dhe mjete të reja kreative.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë drejtpërdrejt përmes LinkedIn ose duke dërguar CV-në dhe portofolin e punimeve të realizuara në adresën hr@tring.tv.
*Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen.*
*Të dhënat personale të kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe do të përpunohen e ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.*