Duke ngarkuar...

Finance Specialist

OMNES agency

/job-details/12682

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Omnes, n
ë emër të një klienti po kërkon Finance Senior.

📍
**Vendndodhja:**

Pranë Galerisë, përballë Mon Amour, kati i dytë, Tiranë

🕒
**Orari i punës:**

- E hënë – E premte: 08:30–17:00
- E shtunë: 09:00–14:00, me rotacion një herë në muaj

**Përgjegjësitë kryesore**

- Menaxhimi dhe ndjekja e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
- Kontrolli dhe regjistrimi i faturave, pagesave dhe dokumentacionit financiar.
- Monitorimi i të ardhurave, shpenzimeve dhe detyrimeve financiare.
- Përgatitja dhe analizimi i raporteve financiare periodike.
- Rakordimi i llogarive dhe ndjekja e transaksioneve financiare.
- Sigurimi i saktësisë së të dhënave financiare dhe respektimi i procedurave përkatëse.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për mbarëvajtjen e proceseve financiare.

**Kriteret e kërkuara**

- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Eksperiencë e konsiderueshme në pozicione financiare, preferohet në nivel senior.
- Njohuri të mira të procedurave financiare, kontabilitetit dhe raportimit.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Preferohet një profil me pjekuri profesionale dhe eksperiencë të konsoliduar në fushën e financës.

P
ër më shumë informacion, mund të na kontaktoni në numrin +355 69 205 75 94.