Duke ngarkuar...

Inxhinier Mekanik

IXHEM SHPK

/job-details/12624

Durrës, Durres
full_time
Publikuar Sot
**I.XH.E.M Parafabrikat**
realizon konstruksione parafabrikate në beton të armuar dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive, të afta për të përmbushur çdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Aktualisht jemi n
ë
kërkim t
ë një individi të kualifikuar në pozicionin:
**Inxhinier Mekanik.**

**P**
**ërgjegjësitë kryesore:**

- Planifikon dhe ndjek mirëmbajtjen parandaluese dhe shërbimet periodike të makinerivë/linjave të prodhimit, në bashkëpunim me grupin e mirëmbajtjes.
- Identifikon defektet, organizon riparimet dhe mbikëqyr rikthimin e pajisjeve në funksion.
- Harton dhe administron databazën teknike të makinerive dhe pajisjeve të fabrikës.
- Përcakton specifikimet teknike dhe ndjek kërkesat për blerjen e pjesëve të këmbimit dhe materialeve.
- Propozon trajnime, certifikime dhe specializime teknike për personelin përkatës.
- Raporton periodikisht te Drejtori i Prodhimit mbi gjendjen teknike të pajisjeve dhe problematikat e evidentuara.

**Kriteret:**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike;
- Njohuri mbi makineritë industriale, sistemet mekanike dhe proceset e mirëmbajtjes industriale.
- Aftësi për diagnostikimin e defekteve, analizimin e problematikave teknike dhe organizimin e ndërhyrjeve të mirëmbajtjes
- Njohuri shumë të mira të paketës bazë MS Office;
- Të pajisur me patentë drejtimi, klasi B;
- Kandidatët rezidentë në Durrës përbëjnë përparësi.

Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit
**069 40 87 215**

ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit:
**hr@ixhem.com.**