Duke ngarkuar...

Salesperson

Training Digital Skills

/job-details/12607

Tetovo, Polog
full_time
Publikuar Sot
📢
**WE ARE HIRING | SALES REPRESENTATIVE (FULL-TIME)**

📍
**Lokacioni:**
Tetovë, Maqedonia e Veriut

🏢
**Kompania:**
Training Digital Skills

💼
**Pozita:**
Përfaqësuese e Shitjeve – Trajnime Profesionale

🕘
**Orari:**
Full-Time | On-Site (Punë në zyrë)

**Training Digital Skills**
po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një
**Shitëseje / Sales Representative**
profesionale, të përgjegjshme dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi, e cila do të merret me prezantimin dhe shitjen e programeve tona të trajnimit profesional.

🎯
**Përgjegjësitë kryesore:**

- Kontaktimi i klientëve potencialë përmes telefonatave (Cold Calling & Warm Leads).
- Prezantimi profesional i trajnimeve dhe ofertave të akademisë.
- Këshillimi i klientëve dhe orientimi drejt trajnimit të përshtatshëm.
- Ndjekja e klientëve të interesuar (Follow-Up) deri në realizimin e regjistrimit.
- Menaxhimi i kontakteve dhe përditësimi i të dhënave në sistemin CRM.
- Përmbushja e objektivave mujore të shitjeve.

✅
**Kriteret që kërkojmë:**

- Njohje të shkëlqyer të gjuhës shqipe, me shqiptim të qartë, komunikim të saktë dhe profesional.
- Aftësi të forta bindëse, negociuese dhe prezantuese.
- Komunikim korrekt, të sjellshëm dhe të përpiktë me klientët.
- Përvojë në shitje, telesales ose customer service (përparësi).
- Vetëbesim dhe aftësi për të komunikuar me klientë përmes telefonit.
- Përgjegjësi, disiplinë dhe orientim drejt rezultateve.
- Disponueshmëri për punë me orar të plotë në zyrën tonë në Tetovë.

**E rëndësishme:**
Klientët tanë janë kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Prandaj, zotërimi shumë i mirë i gjuhës shqipe, mënyra e të shprehurit dhe profesionalizmi gjatë komunikimit janë kritere thelbësore për këtë pozitë.

💼
**Çfarë ofrojmë?**

- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Trajnim fillestar mbi programet dhe procesin e shitjeve.
- Kontakte me klientë potencialë të gjeneruar nga kampanjat tona të marketingut.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional.
- Pagë bazë dhe mundësi bonusi sipas performancës.

📩
**APLIKO TANI!**

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes LinkedIn ose të na kontaktojnë drejtpërdrejt për më shumë informacione.

**Bëhu pjesë e Training Digital Skills dhe kontribuo në zhvillimin profesional të gjeneratave të reja!**