Duke ngarkuar...

Teknik Mirëmbajtje

ATRONIX

/job-details/12171

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Qëllimi i Pozicionit**

Tekniku i Mirëmbajtjes është përgjegjës për mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese të pajisjeve, makinerive dhe sistemeve teknike të fabrikës së asemblimit të produkteve elektronike. Qëllimi kryesor i pozicionit është të garantojë funksionimin e sigurt, të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje të pajisjeve dhe infrastrukturës teknike, duke minimizuar defektet, ndalesat e paplanifikuara dhe rreziqet që mund të ndikojnë në procesin e prodhimit dhe cilësinë e produkteve.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë**

§ Kryen kontrolle të rregullta parandaluese dhe periodike të pajisjeve, makinerive dhe sistemeve teknike të fabrikës, me qëllim garantimin e funksionimit të tyre normal dhe të sigurt.

§ Kontrollon gjendjen dhe funksionimin e kompresorëve të ajrit, duke verifikuar presionin, rrjedhjet në tubacione, zhurmat dhe vibrimet jonormale, si dhe gjendjen e filtrave dhe treguesve të pajisjeve.

§ Monitoron sistemet HVAC dhe të kondicionimit, duke kontrolluar temperaturat e ambientit, funksionimin e pajisjeve të ngrohjes dhe ftohjes, zhurmat jonormale dhe rrjedhjet e ujit ose kondensatit.

§ Kontrollon sistemet e ajrimit dhe ventilimit, duke verifikuar funksionimin e ventilatorëve, gjendjen e grilave, pastërtinë e filtrave dhe hyrje-daljet e ajrit për të identifikuar bllokime ose pengesa të mundshme.

§ Kryen kontrolle rutinë të sistemeve UPS dhe baterive, duke monitoruar alarmet në ekran, treguesit e gjendjes së baterive, temperaturat, ventilatorët dhe kushtet e nevojshme të ventilimit.

§ Kontrollon vizualisht pajisjet dhe instalimet teknike për të identifikuar dëmtime, mbinxehje, rrjedhje, konsumim të pjesëve ose shenja të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin normal të tyre.

§ Identifikon dhe raporton në kohë defektet teknike, alarmet dhe devijimet nga parametrat normalë të punës, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas kompetencave dhe autorizimeve të përcaktuara.

§ Kryen ndërhyrje bazë mirëmbajtjeje dhe riparime parandaluese ose korrigjuese, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve, procedurat e brendshme dhe rregullat e sigurisë.

§ Zbaton planin e mirëmbajtjes ditore, javore dhe mujore për pajisjet në përgjegjësi, duke siguruar kryerjen e kontrolleve sipas frekuencave të përcaktuara.

§ Plotëson listat e kontrollit dhe dokumentacionin teknik, duke regjistruar rezultatet e kontrolleve, defektet e konstatuara, ndërhyrjet e kryera dhe problematikat që kërkojnë ndjekje të mëtejshme.

§ Bashkëpunon me departamentin e prodhimit për të identifikuar dhe zgjidhur problematikat teknike që mund të shkaktojnë ndërprerje të procesit të prodhimin.

§ Ndjek gjendjen e pajisjeve pas ndërhyrjeve të mirëmbajtjes dhe verifikon, brenda kompetencave të tij, rikthimin e tyre në funksionim normal.

§ Informon Eprorin për defektet kritike, nevojën për pjesë këmbimi, shërbime të specializuara ose ndërhyrje që tejkalojnë kompetencat e tij.

§ Kujdeset për pastërtinë, rregullin dhe mirëmbajtjen e ambienteve teknike, duke siguruar që pajisjet, filtrat dhe zonat e ventilimit të jenë në gjendje të përshtatshme pune.

§ Zbaton procedurat e shëndetit dhe sigurisë në punë, përdor pajisjet mbrojtëse personale dhe zbaton procedurat e izolimit të energjisë përpara ndërhyrjeve, kur kërkohet. Si edhe zbatimin e çdo procedure te miratuar ne kompani.

§ Bashkëpunon me personelin teknik dhe departamentet përkatëse për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të mirëmbajtjes, reduktimin e defekteve dhe rritjen e besueshmërisë së pajisjeve.

§ Kryen në kohe trainimet periodike dhe certifikimet që i kërkon pozicioni i punës.

§ Vëzhgon proceset e procedurat ekzistuese të punës dhe bën rekomandime të vazhdueshme për përmirësimin e tyre.

§ Kryen projekte dhe detyra të tjera në lidhje me pozicionin e punës për përfitimin e përgjithshëm të klienteve dhe të kompanisë.

**Kualifikimet dhe Aftësitë**

§ 
Arsim i mesëm profesional ose kualifikim në Elektrikë, Elektronikë, Mekanikë apo Mekatronikë.

§ 
Të ketë eksperiencë pune, minimumi 2 vite në fabrikë prodhimi;

§ 
Njohuri bazë mbi pajisjet industriale, kompresorët, sistemet HVAC, ventilimin dhe UPS-të.

§ 
Aftësi për të identifikuar defektet dhe për të kryer kontrolle e ndërhyrje bazë të mirëmbajtjes.

§ 
Aftësi për të përdorur vegla pune dhe për të plotësuar listat e kontrollit teknik.

§ 
Aftësi të mira komunikuese, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në grup.

§ 
Aftësi për të organizuar punën dhe për të zgjidhur problematika teknike.

§ 
Zbatim të procedurave të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përdorim korrekt i pajisjeve mbrojtëse personale.

**Çfarë ofrojmë**

§ 
Paketë kompensimi konkurruese e përcaktuar mbi bazën e përvojës dhe kompetencave profesionale;

§ 
Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, përmes trajnimeve të avancuara në standardet IPC dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë ISO.

§ 
Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë;

§ 
Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues, me fokus në cilësi, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve;

§ 
Politike HR të mirëpërcaktuar dhe afatgjatë për trajtimin financiar, me bonuse të mirepërcaktuara të performancës dhe arritjes së niveleve të karrieres në kompani.

§ 
Angazhim në projekte me kliente të medhenj ndërkombëtare duke punuar sipas standardeve me të fundit të industrisë së prodhimit elektronik.