Duke ngarkuar...

Senior Finance Associate

BM GROUP

/job-details/12153

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**"B.M" Group**

është një kompani distribucioni e konsoliduar në treg, e cila ofron produkte cilësore kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Kompania ka organizuar rrjetin e saj të distribucionit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka zgjeruar aktivitetin në rajon dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me partnerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin:

**Senior Finance**
**Associate**

Pergjegjes per administrimin, kontrollin dhe monitorimin e proceseve financiare dhe kontabel te kompanise, duke siguruar saktesine e te dhenave financiare, respektimin e procedurave te brendshme dhe permbushjen e detyrimeve ligjore e fiskale. Pozicioni kontribuon ne pergatitjen e raporteve financiare, analizimin e performances ekonomike, kontrollin e kostove dhe mbeshtetjen e proceseve te vendimmarrjes permes informacionit financiar te sakte dhe ne kohe.

**Roli dhe pergjegjesite**

- Mbanë përgjegjësinë kryesore për planifikimin, zbatimin, menaxhimin dhe kontrollin e të gjitha aktiviteteve financiare, duke përfshirë zhvillimin e strategjive financiare dhe operacionale.
- Bën raporte lidhur me rreziqet dhe zgjidhjet potenciale, analizon detyrimet dhe investimet e kompanisë, si dhe gjendjen e përgjithshme financiare të kompanisë dhe i paraqet këto raporte tek bordi ekzekutiv
- Mbikëqyr buxhetin dhe shpenzimet e kompanisë
- Mbikëqyr dhe mbanë përgjegjësi për dhënien e informacioneve financiare
- Organizon dhe drejton kontabilitetin e kompanise me programet përkatëse.
- Përgatit pasqyrat e PASH mujore dhe cdo lloj raporti të kërkuar nga drejtuesit.
- Kontabilizim i import/export të kompanisë dhe rakordimi i tyre me tatimet/doganat dhe furnitorin kryesor RSFB.Përgatitja e dokumentacionit për shitjen tranzit.
- Rakordim mujor me doganat dhe kontabilizim i magazinës doganore me të gjitha detyrimet.
- Përgatitja e bonusit të distribucionit , kontrollin e bonuseve të menaxherëve dhe të cdo lloj komisioni me klientat.
- Përcaktimi i kostove dhe propozimi i marzheve të produkteve të kompanisë sipas kanalit tregtar.
- Kontroll dhe deklarim TVSH në sistemin e-filling,tatimit në burim dhe cdo lloj deklarate tjetër.
- Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore dhe dorëzim në tatime.
- Ekzekuton financat ditore, mujore, vjetore si dhe operacionet e kontabilitetit si dhe rregullat e aplikuara për Kontrollin e Fluksit të Parasë.
- Zhvillon startegjitë që punojnë për të minimizuar rrezikun financiar.
- Analizon tendencat të tregut dhe konkurrentëve.
- Zhvillim i planeve afatgjata të biznesit bazuar në raportimet financiare.
- Punon ngushtë me departamentet e kompanisë, si departamenti ligjor, burimet njerëzore,shitje , marketing etj.

**Aftesite dhe kualifikimet**

- Diplome universitare ne Finance, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha te ngjashme.
- Eksperience profesionale minimumi 4–6 vite ne finance dhe kontabilitet, preferueshem ne kompani distribucioni ose tregtare.
- Njohuri te avancuara te legjislacionit tatimor dhe fiskal ne Republiken e Shqiperise.
- Njohuri te mira te standardeve kontabel dhe procedurave te raportimit financiar.
- Eksperience ne pergatitjen dhe analizimin e pasqyrave financiare, raporteve periodike dhe rakordimeve kontabel.
- Aftesi te avancuara ne Microsoft Excel dhe eksperience ne perdorimin e sistemeve ERP dhe programeve financiare.
- Njohuri mbi menaxhimin e flukseve monetare, buxhetimin dhe kontrollin e kostove.
- Njohja e gjuhes angleze.

Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen burimenjerezore@bm-shpk.com.