Duke ngarkuar...

Human Resources Specialist

Klimateknika

/job-details/11094

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Klimateknika Group kërkon të zgjerojë ekipin me një
**Human Resources Specialist**
, i cili do të ketë një rol aktiv në administrimin dhe zhvillimin e proceseve të burimeve njerëzore, duke mbështetur njëkohësisht menaxhmentin dhe punonjësit në çështjet që lidhen me organizimin, performancën dhe zhvillimin e stafit.

**Përgjegjësitë kryesore:**

**·       Menaxhimi i procesit të rekrutimit, nga publikimi i vendeve vakante deri në përzgjedhjen dhe integrimin e kandidatëve;**

**·       Administrimi i dokumentacionit të punonjësve dhe mirëmbajtja e dosjeve të personelit;**

**·       Përgatitja dhe ndjekja e kontratave të punës, ndryshimeve kontraktuale, lejeve dhe evidencave të stafit;**

**·       Koordinimi i proceseve të onboarding dhe offboarding;**

**·       Mbështetja në proceset e vlerësimit të performancës, zhvillimit profesional dhe trajnimeve;**

**·       Hartimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të brendshme të burimeve njerëzore;**

**·       Ofrimi i mbështetjes për menaxhmentin në çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës dhe administrimin e stafit;**

**·       Sigurimi i përputhshmërisë së proceseve të HR me legjislacionin shqiptar të punës;**

**·       Kontributi në forcimin e kulturës organizative dhe angazhimit të punonjësve.**

**Kërkesat për pozicionin:**

**·       Diplomë universitare Administrim Biznesi, Menaxhim, Juridik, ose fusha të ngjashme;**

**·       Eksperiencë e mëparshme profesionale në këtë fushë;**

**·       Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe praktikave të administrimit të personelit;**

**·       Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe ndërpersonale;**

**·       Integritet profesional, konfidencialitet dhe vëmendje ndaj detajeve;**

**·       Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe prioritete në mënyrë të strukturuar;**

**·       Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;**

**·       Njohja e gjuhës angleze në nivel të mirë.**

**Vendndodhja:**
Tiranë

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre, në info@ebinvest.al duke specifikuar në subjektin e aplikimit:
**“Human Resources Specialist”**
.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës.