Duke ngarkuar...

Electrical Design Engineer

Kastrati Construction

/job-details/10244

Tirana
full_time
Publikuar 46 dite me pare
Pozicioni:
**Inxhinier Elektrik Projektues**

Departamenti: Teknik

Niveli i eksperiencës në pozicion: +5 vite

Vendndodhja: Rr. Skerdilajd Llagami, ish Sheraton, Tiranë.

Raporton te: Drejtuesi i dep. Teknik

Përgjegjësitë Kryesore:

Inxhinieri Elektrik (Projektues) është përgjegjës për projektimin dhe planifikimin e sistemeve elektrike në projekte civile, duke garantuar funksionalitet, siguri dhe përputhje me standardet dhe kërkesat e projektit.

- Projektimi i sistemeve elektrike për ndërtesa (furnizimi me energji, ndriçimi, tokëzimi, sistemi i zjarrit, sistemet me tension të ulët);
- Hartimi i vizatimeve elektrike, preventivave (BOQ) dhe specifikimeve teknike;
- Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
- Azhornon projektet e zbatimit dhe jep zgjidhje teknike, sipas nevojave të kantierit;
- Përgatit dokumentacionin teknik për paketa prokurimesh, sipas zërave të vecantë në projekt;
- Koordinimi me stafin civil, mekanik dhe arkitekturorë;
- Rishikimi dhe miratimi i vizatimeve të zbatimit (shop drawings);
- Mbështetje teknike gjatë fazës së zbatimit në kantier;
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve gjatë ndërtimit;
- Optimizimi i projekteve për kosto, efikasitet dhe qëndrueshmëri.

Kërkesat për Kandidatin:

- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Eksperiencë +5 vite në projektim.
- Njohuri të mira në përdorimin e AutoCAD, paketës MS Office.

**Çfarë ne ofrojmë:**

- Rivlerësim vjetor i performancës;
- Fond privat pensioni;
- Bonuse të tjera vjetore (Paga 13, Bajrami).

**\*Kandidatët që plotësojnë kërkesat si më sipër mund të aplikojnë duke dërguar një CV në adresën e email-it: hr@kastraticonstruction.al**