Duke ngarkuar...

Social Media Marketing Manager

Digital Marketing Innovation

/job-details/9636

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Po rekrutojmë: Social Media Manager**

**Digital Marketing Innovation po zgjeron ekipin dhe po kërkon një Social Media Manager**
që të marrë në dorë prezencën digitale të një prej brendeve tona.

Nëse jeton dhe merr frymë me social media, di të kthesh një ide në përmbajtje që ndalon scroll-in, dhe e kupton ndryshimin mes "postimeve" dhe strategjisë — duam të flasim me ty.

**Çfarë do të bësh:**

- Menaxhosh dhe rritësh kanalet sociale të një brendi (Instagram, TikTok, Facebook, LinkedIn)
- Planifikosh kalendarin editorial dhe të prodhosh përmbajtje që performon
- Krijosh copy, koncepte dhe hooks që gjenerojnë engagement real
- Ndjekësh metrikat dhe të optimizosh bazuar në të dhëna, jo në hamendje
- Bashkëpunosh me ekipin kreativ për foto/video

**Çfarë kërkojmë:**

- Minimum
**2 vite eksperiencë**
në menaxhim social media
- Portofol që tregon rezultate, jo thjesht aktivitet
- Njohuri të mira të tools-eve (Meta Business Suite, planifikim, analitikë)
- Sy për estetikë dhe ndjesi për trend-et
- Shqip & anglisht të shkruar shumë mirë

**Çfarë ofrojmë:**

- Pagë motivuese që reflekton përvojën tënde
- Ambjent pune modern dhe ekip energjik
- Mundësi reale për t'u rritur brenda një kompanie në ekspansion
- Orari: E hënë – E Premte, 09:00 – 18:00

📩 Dërgo CV-në në hr@dmi.com.al ose na shkruaj në DM.