Duke ngarkuar...

Dental Assistant

TIK Group - Premier Multiservice Company

/job-details/9635

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Për një nga klinikat dentare partnere të agjencisë sonë, kërkojmë të rekrutojmë një Asistente Dentare**
, e cila do të jetë pjesë e stafit të klinikës dhe do të mbështesë dentistin gjatë procedurave dhe në organizimin e përditshëm të punës.

**Profili që kërkojmë:**

- Diplomë në
**Infermieri**
ose
**Asistencë Dentare**
;
- Përvojë e mëparshme në klinikë dentare përbën avantazh;
- Njohuri bazë mbi instrumentet dhe procedurat dentare;
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe kujdes në punë;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient profesional;
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

**Detyrat kryesore:**

- Asistimi i dentistit gjatë trajtimeve dhe procedurave dentare;
- Përgatitja e kabinetit, instrumenteve dhe materialeve të nevojshme;
- Sterilizimi dhe mirëmbajtja e instrumenteve sipas protokolleve të klinikës;
- Përgatitja dhe sistemimi i pacientëve para dhe pas trajtimit;
- Mbështetja në administrimin dhe organizimin e përditshëm të kabinetit;
- Kujdesi për higjienën dhe standardet e sigurisë në ambientet e klinikës.

**Çfarë ofrohet:**

- Punësim në një klinikë dentare profesionale dhe në zhvillim;
- Ambient pune korrekt dhe bashkëpunues;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe përfitim të eksperiencës praktike;
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit të kandidates.