Duke ngarkuar...

Agjent/e Shitje Call Center

FLORFARMA

/job-details/9559

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Florfarma Shpk po kërkon të zgjerojë ekipin e saj të shitjeve dhe është në kërkim të një Agjenti/e Shitje Call Center energjik/e dhe të motivuar. Në këtë rol, do të jeni pjesë e një ekipi dinamik, duke kontaktuar klientë ekzistues dhe potencialë, prezantuar produkte profesionale dhe ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët.

Detyrat dhe përgjegjësitë

- Kontaktimi i klientëve ekzistues dhe potencialë përmes telefonit.
- Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
- Ofrimi i informacionit të saktë dhe asistencës për klientët.
- Regjistrimi i porosive dhe mirëmbajtja e databazës së klientëve.
- Raportimi i ecurisë ditore/mujore të shitjeve.

Kualifikimet:

- Eksperiencë e mëparshme në Call Center ose shitje (avantazh).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndikimi pozitiv te klientët.
- Orientim drejt klientit dhe objektivave të shitjes.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe motivim i lartë.
- Njohuri bazë kompjuterike.

Dërgoni CV-në tuaj në: karriera@florfarma.com

Për më shumë informacion: 0696007801