Duke ngarkuar...

Drejtues Kantieri

Bolv Group

/job-details/9501

Tirana
full_time
Publikuar 2 dite me pare
BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit dhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe të gazit. BOLV Group po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve ne qytetet ku operon përmes zhvillimit ekonomik, punësimit dhe investimeve sociale.

**Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju. BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj.**

Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë dhe po kerkojmë
**Drejtues Kantieri, KASHARI CENTER**

**Drejtuesi i Kantierit do te jete pergjegjes per manaxhimin efektiv të burimeve njerëzore, teknike dhe financiare, do te garantoje cilësinë dhe sigurinë e punimeve, si dhe përmbushjen e objektivave të projektit në kohë dhe brenda buxhetit. Drejton procesin e dokumentimit qe nga marrja e projekteve, fazat e oponences, aktet e kontrollit gjate zbatimit, dorezimit te punimeve, lejes se shfrytezimit dhe akt kolaudimit.**

**Përgjegjësitë Kryesore:**

**·**
 Siguron zbatimin e legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.

·        Organizon dhe drejton punimet në kantier sipas planit të zbatimit.

·        Harton planin e punimeve dhe monitoron progresin ditor, javor dhe mujor.

·        Siguron respektimin e afateve kontraktuale.

·        Koordinon aktivitetet ndërmjet ekipeve të punës dhe nënkontraktorëve.

·        Merr masa për eliminimin e vonesave dhe pengesave gjatë zbatimit të projektit.

·        Koordinon përdorimin optimal të fuqisë punëtore, makinerive dhe pajisjeve.

·        Siguron disponueshmërinë e materialeve dhe mjeteve të nevojshme.

·        Siguron që punimet të kryhen sipas projektit teknik dhe specifikimeve.

·        Kontrollon cilësinë e punimeve në çdo fazë.

·        Koordinon zgjidhjen e problemeve teknike gjatë zbatimit.

·        Monitoron performancën e ekipeve te punes.

·        Siguron disiplinën dhe respektimin e rregullave të Sigurimit Teknik te kantierit.

·    Kontrollon respektimin e kontratave me nenkontraktoret dhe verifikon dokumentacionin teknik dhe administrativ të nënkontraktorëve.

·        Siguron respektimin e standardeve teknike dhe procedurave të cilësisë.

·        Monitoron kostot e projektit, kontrollon përdorimin racional të materialeve dhe pajisjeve.

·        Verifikon kërkesat për furnizime dhe shpenzime.

·        Raporton mbi devijimet nga buxheti.

·        Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore mbi progresin e punimeve.

·        Administron dokumentacionin teknik të projektit.

·        Dokumenton ndryshimet gjatë zbatimit të projektit.

·        Përgatit procesverbale dhe raporte për investitorin dhe mbikëqyrësin.

·        Identifikon rreziqet teknike, operative dhe financiare, Harton masa parandaluese dhe korrigjuese dhe monitoron ndikimin e rreziqeve në realizimin e projektit.

·        Siguron komunikim efektiv ndërmjet të gjitha palëve.

**Kompetencat Kryesore:**

- Te zoteroje diplome universiteti ne Inxhineri Ndertimi.
- Te kete experience pune jo me pak se 10 vjet
- Njohuri mbi legjislacionin shqiptar per ndertimin dhe sigurine dhe shendetin ne pune.
- Njohuri mbi standardet e cilësisë (ISO 9001), sigurisë në punë (ISO 45001) dhe menaxhimit mjedisor (ISO 14001).
- Aftësi në menaxhimin e kostove dhe planifikimin e projekteve.
- Aftesi shume te mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese
- Aftesi per te lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze do te perbente avantazh.
- Aftësi për të përdorur programe si Microsoft Project, AutoCAD dhe paketën Microsoft Office

**Mënyra e aplikimit:**

**Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën:**

human.resources@bolv.al
duke specifikuar në subjektin e emailit "
***Drejtues Kantieri*
"**
,

ose ne website: www.bolvgroup.com

Aplikimet do të pranohen deri në datën:
**30 Shtator 2026**

**Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.**

**Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.**

**\***
*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".*