Duke ngarkuar...

Office Manager

Century21 Metropol

/job-details/9485

Tirana
full_time
Publikuar 2 dite me pare
Century 21 Metropol po kërkon Office Manager

Kërkojmë një person të organizuar, komunikues dhe proaktiv, që të bëhet pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuojë në menaxhimin e përditshëm të zyrës.

Përgjegjësitë kryesore:

• Koordinimi dhe organizimi i aktivitetit të përditshëm të zyrës

• Mbështetja dhe koordinimi i ekipit të agjentëve

• Menaxhimi i dokumentacionit dhe proceseve administrative

• Monitorimi i detyrave, takimeve dhe prioriteteve të zyrës

• Komunikimi me klientët, partnerët dhe stafin

• Bashkëpunimi me drejtuesit për realizimin e objektivave të zyrës

Profili që kërkojmë:

• Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese

• Përgjegjshmëri, korrektësi dhe iniciativë

• Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht

• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office

• Eksperienca në administrim, menaxhim zyre ose sektorin imobiliar përbën avantazh

Bëhu pjesë e Century 21 Metropol dhe zhvillo karrierën tënde në një ambient profesional, dinamik dhe të orientuar drejt rezultateve.