Duke ngarkuar...

Lead Generation B2B

Hitweb.it

/job-details/9474

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 2 dite me pare
Jemi në kërkim të një
**Lead Generation B2B**
me eksperiencë në identifikimin, kontaktimin dhe gjenerimin e
**lead-eve cilësore për tregun B2B**
, përmes kanaleve organike dhe strategjive outbound.

Kërkojmë një person me qasje praktike dhe orientim ndaj rezultateve, i cili di të ndërtojë procese të qëndrueshme për
**prospecting, outreach dhe konvertimin e kontakteve në mundësi biznesi**
.

Në këtë rol do të bashkëpunoni ngushtë me ekipet e
**Marketingut dhe Shitjeve**
për të zhvilluar dhe optimizuar vazhdimisht strategjitë e gjenerimit të lead-eve.

**Përgjegjësitë:**

- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për
**Lead Generation B2B**
përmes kanaleve organike dhe outbound
- Identifikimi dhe targetimi i kompanive dhe kontakteve potenciale
- Menaxhimi i aktiviteteve në
**LinkedIn**
, përfshirë profilin personal, faqen e kompanisë dhe Sales Navigator
- Krijimi dhe menaxhimi i fushatave
**cold email dhe outreach**
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e databazave të kontakteve
- Kualifikimi i lead-eve dhe koordinimi me ekipin e shitjeve
- Kontribut në krijimin e materialeve dhe proceseve që mbështesin gjenerimin e lead-eve, si landing pages, lead magnets dhe flukse komunikimi
- Monitorimi i rezultateve dhe optimizimi i vazhdueshëm i aktiviteteve
- Përditësimi dhe menaxhimi i
**CRM-së**
dhe pipeline-it të kontakteve

**Kërkesat:**

- Eksperiencë e mëparshme në
**Lead Generation / B2B Sales / Business Development**
- Eksperiencë në gjenerimin e lead-eve përmes
**kanaleve organike dhe outbound**
- Njohuri praktike në:
- Cold email dhe email marketing
- LinkedIn dhe Sales Navigator
- Prospecting dhe lead research
- CRM dhe menaxhimin e databazave
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe
**njohuri shumë të mira të gjuhës italiane**
, si në komunikimin me shkrim ashtu edhe në atë verbal
- Mendësi analitike dhe e orientuar drejt rezultateve
- Aftësi për të punuar në mënyrë të strukturuar dhe për të ndjekur KPI-të e përcaktuara

**Përbën avantazh:**

- Eksperiencë me
**Google Ads ose Meta Ads**
- Njohuri në
**Marketing Automation**
- Eksperiencë në ndërtimin dhe optimizimin e
**B2B funnels**
- Njohuri në mjete të ndryshme për prospecting dhe lead enrichment

**Çfarë ju ofrojmë?**


- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pagë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale në një kompani ndërkombëtare.
- Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
- Drekë falas në restorantet partnere.
- Të gjitha festat zyrtare të paguara sipas Kodit të Punës.

 
**Bëhuni pjesë e një kompanie ndërkombëtare dhe zhvilloni karrierën tuaj në një industri inovative!**

Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar
**CV-në tuaj**

në adresën e emailit:
info@hitjob.it
ose nëpërmjet
**WhatsApp**

në numrin:
**+355 68 200 2999**

.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.