Duke ngarkuar...

Inxhinier Ndertimi Zbatimi - Tirane

Fusha

/job-details/9427

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pershkrimi:**

**Fusha sh.p.k**
është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. Themeluar ne vitin 1994, me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Pastrim, Real Estate, Prodhim, etj, kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik te Ndertimit, në pozicionin:

**Inxhinier Ndertimi Zbatim**

Inxhinieri i ndertimit zbatim do te jete pergjegjes për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

**Detyrat:**

- Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor, si proces-verbale, libreza masash, akte piketimi e kontrolli etj;
- Ndjek dhe perpilon aprovimin e materialeve që implementohen/përdoren në kantier;
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionve në fuqi;
- Marrja në dorëzim e punimeve të zbatimit, kryerja e inspektimeve të rregullta;
- Zbatimi me rigorozitet i kushteve te kontratave të sipëmarrjes të komunikuara nga departamenti juridik;
- Asistenca gjate punimeve ne objekt sipas kerkesave te drejtuesit te kantierit;
- Koordinimi i programit të punës midis nënkontraktoreve;
- Evidentimi i nevojave për materiale dhe mirëadministrimi i tyre si dhe i makinerive gjëndje në vendin e punës;
- Përgatitja e raporteve ditore, javore,mujore me problematika dhe ecurinë përkatese;
- Kontrolli i materialeve që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore);
- Të jetë pjesë e diskutimeve teknike brenda kompanisë njëkohesisht me supervizorin dhe investitorin;
- Detyra të tjera siç mund të nevojiten/kërkohen.

**Kualifikimet:**

- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Përvojë pune minimumi 7 vjet si Inxhinier Ndërtimi;
- Të zotrojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
- Avantazh kane personat qe jane marre me zbatim projektesh civile mbi 7 kate.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese;
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve;
- Të ketë patentë te klasit B.
- Të ketë njohuri shumë të mira në Anglisht.

**Shenime:**

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email:
**hr@fusha.al**

Vetem aplikantet e perzgjedhur do te kontaktohen.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".