***Qëllimi i Pozicionit***
Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve të punës në kantier, duke siguruar realizimin e projektit në përputhje me projektet e zbatimit, standardet teknike, afatet kohore dhe buxhetin e miratuar.
***Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore***
- Menaxhon dhe drejton aktivitetin e përditshëm të kantierit, duke siguruar organizimin dhe koordinimin efektiv të burimeve njerëzore dhe teknike.
- Verifikon dhe analizon dokumentacionin tekniko-ligjor të projektit dhe siguron përputhshmërinë e tij me kërkesat ligjore dhe teknike përpara dhe gjatë zbatimit të punimeve.
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivat dhe specifikimet teknike, identifikon mangësi të mundshme dhe propozon zgjidhje teknike për optimizimin e proceseve të ndërtimit.
- Harton dhe monitoron planifikimin operacional të punimeve (plan ditor, javor dhe mujor) në përputhje me grafikun e realizimit të projektit.
- Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetin e nënkontraktorëve, furnitorëve dhe grupeve të punës në kantier për të garantuar ecurinë dhe cilësinë e punimeve.
- Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e miratuara, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet përkatëse të cilësisë.
- Monitoron progresin e punimeve dhe raporton periodikisht tek drejtuesit e projektit mbi performancën, problematikat dhe masat korrigjuese të nevojshme.
- Garanton respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe standardeve të cilësisë në kantier.
- Siguron zbatimin korrekt të procedurave teknike dhe organizative të kompanisë gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
- Bashkëpunon me projektuesit, supervizorët dhe strukturat e tjera të përfshira për zgjidhjen e çështjeve teknike gjatë zbatimit të projektit.
**Kualifikimet dhe Aftësitë**
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në menaxhimin ose mbikëqyrjen e projekteve të ndërtimit
- Njohuri të mira në përdorimin e AutoCAD dhe programeve bazë kompjuterike.
- Aftësi të zhvilluara në planifikim, organizim dhe menaxhim të kantierit.
- Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi me ekipe multidisiplinare dhe palë të treta.
- Orientim i lartë ndaj rezultateve, cilësisë së punës dhe respektimit të afateve të projektit.
*\*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\*\**
*Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:*
***burimenjerezore@klar.al.***