Duke ngarkuar...

Marketing Specialist

LUFRA Foods

/job-details/9346

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**“Lufra Foods”**

është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.

Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

**Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Tiranës, kërkojmë të punësojmë: Specialist/e Marketingu.**

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Menaxhimi dhe publikimi i përmbajtjeve në rrjetet sociale dhe platformat online.
- Mbështetja në realizimin e fushatave dhe aktiviteteve promocionale.
- Krijimi dhe propozimi i ideve të reja për promovimin e produkteve.
- Koordinimi me dizajnerë, agjenci dhe partnerë të marketingut.
- Ndjekja dhe raportimi bazë i rezultateve të aktiviteteve marketingu.

**Kualifikimet e kërkuara :**

- Minimalisht 1 vit eksperiencë në fushën e marketingut.
- Kreativitet dhe aftësi të mira komunikimi.
- Njohuri bazë në social media dhe marketing digital.
- Organizim, përgjegjshmëri dhe dëshirë për të mësuar.
- Njohuri në Canva, Adobe dhe gjuhen e huaj angleze përbëjnë avantazh.

Kërkojmë një person energjik, kreativ dhe proaktiv, që dëshiron të zhvillohet në marketing dhe të kontribuojë aktivisht në promovimin e produkteve tona.