Mësues/e në rolin Koordinator i Komunitetit dhe Cilësisë
*Part-time · Tiranë*
Në EduShqip, ne besojmë që të mësuarit duhet të nxisë kuriozitetin, eksplorimin, dashurinë për dijen dhe duhet të jetë argëtues. Ndaj ne po krijojmë një platformë ku mësuesit mund të ngarkojnë, ndajnë dhe shesin materialet që krijojnë vetë, teksa mësuesit e tjerë dhe prindërit gjejnë më në fund në një vend të vetëm materiale cilësore në gjuhën shqipe. Materialet janë në përputhje me kurrikulën, në format të printueshëm ose digjital, për të gjitha lëndët, temat dhe nivelet, duke e bërë më të lehtë përgatitjen dhe duke lejuar më shumë kohë për të punuar me fëmijët.
Jemi në kërkim të një mësuesi/eje me eksperiencë, për t'iu bashkuar ekipit tonë në rolin e Koordinatorit/es së Komunitetit dhe Cilësisë. Ti do të jesh pika e referimit për mësuesit krijues në EduShqip në mënyrë që asnjë mësues të mos ndihet vetëm në këtë rrugëtim.
Në këtë rol do kesh mundësi të jesh pjesë e ekipit themelues, duke mbështetur mësuesit që nga materiali i parë dhe duke kontribuar në formësimin e kompanisë bashkë me ne përmes ideve të tua dhe përvojës tënde në mësimdhënie. Kjo do të thotë liri të plotë, por edhe përgjegjësi reale për komunitetin që do të rritet rreth teje.
Impakti yt
Si Koordinator/e i/e Komunitetit në EduShqip, ti do të jesh personi tek i cili drejtohen mësuesit krijues, për ti orientuar, inkurajuar dhe për ta bërë nisjen më të lehtë për këdo. Këto janë detyrat kryesore që do të marrësh përsipër për ta arritur këtë:
- **Ndërtimi i marrëdhënieve:**
Kujdesesh për mësuesit krijues në çdo hap, nga ideja te ngarkimi i materialit; je aty për çdo pyetje e pasiguri të tyre dhe ndërton partneritete afatgjata e të besueshme.
- **Ndërtimi i komunitetit:**
Ftesa e kolegëve nga rrjeti yt personal për t'u bërë krijuesit e parë dhe pjesëmarrja në prezantime pranë shkollave e eventeve së bashku me Menaxherin/en e Rritjes dhe Komunitetit.
- **Krijimi i materialeve:**
Krijon materialet e para (aktivitete, plane mësimore, fletë pune, lojëra) që u tregojnë mësuesve dhe prindërve se si mund të duket një material në EduShqip.
- **Kontrolli i materialeve para publikimit:**
Bën një kontroll të shkurtër të çdo materiali të ri (të drejtat e autorit, përputhja me kriteret e përcaktuara të kurrikulës).
- **Ekipi dhe proceset:**
Ndan njohuritë e tua me kolegët, nxit përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve tona dhe sjell feedback-un e mësuesve.
Aftësitë dhe eksperienca jote
E ke pasion mësimdhënien, dhe vazhdimisht gjen mënyra të reja për ta bërë sa më të bukur orën mësimore. Përveç kësaj, duhet të plotësosh sa më poshtë:
- Eksperiencë disavjeçare si
**mësues/e**
(preferohet në ciklin fillor) dhe njohuri të mira të kurrikulës.
- **Krijon rregullisht materiale mësimore**
për klasën tënde: fletë pune, aktivitete, kuize, lojëra, plane.
- **Durim dhe dashamirësi në komunikim:**
di të orientosh e të japësh këshilla pa i dekurajuar njerëzit, edhe kur nisin nga zeroja.
- Ndihesh rehat të flasësh para kolegëve dhe
**të prezantosh**
bashkë me ekipin në shkolla dhe evente.
- **Njohuri bazë digjitale:**
punon lirshëm me Word, PowerPoint, Canva dhe gatishmëri për të mësuar mjete të reja.
- **Je aktivisht e lidhur me mësues të tjerë**
: shkëmben materiale, ide e përvoja me kolegë brenda e jashtë shkollës tënde, në trajnime apo grupe online.
Çfarë ofrojmë ne
- **Angazhim part-time:**
rreth 20 orë në javë, 40.000 lekë neto në muaj
- **Liri në mënyrën si punon:**
Ne e përqafojmë kulturën e punës nga shtëpia dhe duam të shijosh fleksibilitet duke i zgjedhur vetë orët e tua të punës.
- **Vend në ekipin themelues:**
Mundësi reale për të formësuar kulturën, suksesin dhe rritjen e kompanisë. Do punosh ngushtësisht me themeluesit dhe do kesh liri për të vënë idetë e tua në jetë.
- **Rritje bashkë me kompaninë:**
Komuniteti i mësuesve krijues është zemra e EduShqip dhe do të rritet shpejt. Personi që mbështet mësuesit e parë është personi që nesër do të drejtojë ekipin që kujdeset për ta.
- **Punë që lë gjurmë:**
Materialet e tua do të jenë të parat që do të përdorin qindra fëmijë, dhe mësuesit që do të mbështesësh ti do të fitojnë nga puna e tyre krijuese.