Duke ngarkuar...

Operator

andale.al

/job-details/9199

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Andale Media është në kërkim të një operatori terreni për t’iu bashkuar ekipit tonë në realizimin e emisioneve dhe projekteve të ndryshme.

Detyrat kryesore:

Realizimi i xhirimeve në terren sipas standardeve profesionale.

Bashkëpunimi me gazetarët dhe autorët gjatë realizimit të materialeve.

Përdorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të xhirimit.

Sigurimi i cilësisë së figurës dhe zërit gjatë xhirimeve.

Përshtatja me situata dhe ambiente të ndryshme pune.

Respektimi i afateve dhe planit të xhirimeve.

Kriteret:

Eksperiencë e mëparshme si operator terreni në media ose në produksione.

Aftësi në përdorimin e kamerave profesionale dhe pajisjeve ndihmëse të xhirimit.

Njohuri bazë për ndriçimin, kompozimin e figurës dhe regjistrimin e zërit.

Aftësi për të punuar në terren, edhe nën presion dhe me orare fleksibël.

Aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe komunikimi me ekipin.

Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.

Gatishmëri për udhëtime dhe xhirime jashtë qytetit, kur kërkohet.