Duke ngarkuar...

Information Technology Support Specialist

Heb's Albania

/job-details/9180

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 47 dite me pare
HEB’S ALBANIA PO KËRKON IT SUPPORT

Heb’s Albania është në kërkim të një IT Support për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.

Përgjegjësitë kryesore:

• Ofrimi i suportit teknik për pikat Heb’s dhe zyrat qendrore;

• Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT;

• Suport dhe monitorim për sistemet POS, KDS, kioskat dhe pajisjet e lidhura me operacionet e pikave;

• Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve me rrjetin, internetin dhe pajisjet teknike;

• Koordinimi per zgjidhjen e problematikave;

• Ndjekja dhe dokumentimi i problematikave teknike deri në zgjidhjen e tyre.

Kërkesat:

• Arsim ose eksperiencë në IT, Informatikë apo fusha të ngjashme;

• Njohuri të mira të hardware, software dhe rrjeteve;

• Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike;

• Gatishmëri për ndërhyrje teknike në pikat Heb’s kur është e nevojshme;

• Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe përgjegjshmëri në punë;

• Eksperienca në suport IT për retail, restorante apo sisteme POS përbën avantazh.

📍 Lokacioni: Tiranë, Shqipëri

🏢 Kompania: Heb’s Albania

- Nëse je i/e interesuar të bëhesh pjesë e ekipit tonë, dërgo CV-në tënde duke specifikuar në subjekt pozicionin “IT Support”, në emailin elita.cermjani@hebs.com