Duke ngarkuar...

Specialist në Sektorin e Operacioneve Cloud

OTP Bank Albania

/job-details/9172

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Pozicioni – Specialist në Sektorin e Operacioneve Cloud**

**Divizioni - Digital**

**Kualifikimi i kërkuar:**

- Diplomë Universitare në degën Informatikë, Elektronikë, Telekomunikacion ose fusha të tjera të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në administrimin dhe operimin e ambienteve Cloud.
- Njohuri të mira mbi platformat Public Cloud dhe Private Cloud (Microsoft Azure, Oracle Cloud dhe VCF automation private cloud Infrastructure).
- Eksperiencë në projektimin, implementimin dhe administrimin e shërbimeve Cloud si AKS, Virtual Machines, Networking, Storage, Backup, Identity & Access Management dhe Security Services.
- Njohuri të mira mbi konceptet e virtualizimit, sistemet operative Linux perben avantazh dhe Windows Server.
- Eksperiencë në Infrastructure as Code (IaC) dhe automatizim duke përdorur Terraform, PowerShell ose mjete të ngjashme.
- Eksperiencë me Azure DevOps, Jenkins ose platforma të ngjashme CI/CD për automatizimin e proceseve të deployment-it dhe operimit me pipeline.
- Eksperiencë me teknologjitë e kontejnerizimit dhe orkestrimit si Docker dhe Kubernetes perbejne avantazh
- Njohuri të mira në networking, duke përfshirë TCP/IP, DNS, Load Balancers, Firewalls, VPN, Reverse Proxy dhe Network Security.
- Njohuri mbi arkitekturat moderne të aplikacioneve, Microservices dhe API Integrations.
- Eksperiencë në monitorim, observability dhe troubleshooting të sistemeve Cloud dhe aplikacioneve.
- Njohuri mbi standardet dhe praktikat e sigurisë në Cloud, duke përfshirë Identity Management, Secrets Management, Encryption dhe Logging.
- Certifikime profesionale si Microsoft Azure Administrator Associate, Azure Solutions Architect Expert, OCI Foundations/Associate ose ekuivalente konsiderohen avantazh.
- Aftësi shumë të mira analitike, aftësi në zgjidhjen e problemeve, punë në grup dhe komunikim me palë të ndryshme teknike dhe biznesi.
- Eksperiencë në sektorin bankar ose financiar konsiderohet avantazh.
- Nivel i mirë i gjuhës angleze, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**

- Administron, monitoron dhe mirëmban infrastrukturën Cloud të bankës në Microsoft Azure, Oracle Cloud Infrastructure,Private Cloud (VCF), Docker Servers, GitLab dhe Azure DevOps.
- Siguron disponueshmërinë, performancën dhe sigurinë e shërbimeve Cloud në përputhje me standardet dhe politikat e bankës.
- Implementon dhe mirëmban zgjidhje Infrastructure as Code (IaC) duke përdorur Terraform dhe mjete të tjera automatizimi.
- Zhvillon dhe mirëmban pipeline CI/CD në Azure DevOps për automatizimin e deployment-eve dhe proceseve operacionale.
- Administron mjediset Kubernetes (AKS) dhe Docker Containers, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe performant.
- Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit, infrastrukturës, sigurisë dhe partnerët e jashtëm për implementimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të reja.
- Konfiguron dhe administron komponentët e rrjetit në Cloud, duke përfshirë VPN, Load Balancers, Application Gateways, WAF dhe DNS Services.
- Merr pjesë aktive në projektet e migrimit, modernizimit dhe transformimit digjital të bankës.
- Kryen troubleshooting dhe zgjidh incidente teknike që lidhen me infrastrukturën Cloud, aplikacionet dhe integrimet.
- Monitoron dhe optimizon performancën, kapacitetet dhe kostot e shërbimeve Cloud.
- Implementon dhe mbështet praktikat e sigurisë, backup-it, Disaster Recovery dhe Business Continuity në mjediset Cloud.
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik, procedurat operative, runbook-et dhe udhëzimet për shërbimet Cloud.
- Ofron mbështetje teknike dhe transferim njohurish për ekipet e tjera të IT-së.
- Merr pjesë në planifikimin, implementimin dhe suportin operacional të projekteve strategjike të bankës.
- Siguron gatishmërinë operacionale të platformave Cloud për aplikacionet kritike të biznesit dhe sistemet që operojnë në mjedise prodhimi.
- Qëndron i informuar për teknologjitë e reja, tendencat e industrisë dhe praktikat më të mira në Cloud, DevOps dhe Platform Engineering.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët qe permbushin kriteret bazë do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është
**4 Shtator 2026.**