Duke ngarkuar...

Sales Coordinator

Smart Home Albania

/job-details/9132

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Përgjegjësitë

- Koordinon procesin e porosive nga momenti i kërkesës deri në përfundimin e tyre.

- Përgatit ofertat dhe dokumentacionin e nevojshëm për shitjen.

- Ndjek ecurinë e porosive dhe sigurohet që ato realizohen në kohë.

- Bashkëpunon me magazinën për disponueshmërinë dhe lëvizjen e produkteve.

- Bashkëpunon me financën për dokumentacionin dhe proceset që lidhen me klientët.

- Koordinon me ekipet teknike për planifikimin e instalimeve dhe realizimin e punimeve.

- Komunikon rregullisht me klientët dhe u ofron mbështetje gjatë procesit të shitjes.

- Mbledh dhe përcjell komentet ose kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse.

- Bashkëpunon me të gjitha departamentet për të zgjidhur problematikat që lidhen me porositë.

- Kryen detyra të tjera operative që lidhen me koordinimin e procesit të shitjes.

Kualifikimet

- Minimumi 3 vite eksperiencë në koordinim ose logjistikë të brendshme.

- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve.

- Komunikim i shkëlqyer dhe orientim ndaj klientit.

- Aftësi për të koordinuar disa procese njëkohësisht.

- Njohuri të Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).

- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar bashkëpunim ndërdepartamental.

Aftësi Personale

- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.

- Përgjegjshmëri dhe korrektësi.

- Zgjidhje problemesh dhe mendim praktik.

- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.

- Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë së shërbimit.

Nëse organizimi, komunikimi dhe koordinimi janë pikat e tua të forta 📩 Apliko në hr@smarthome.al dhe bëhu pjesë e një kompanie që është lider në sektorin e saj dhe që po rritet cdo ditë.