Specialist/e Finance ne OJF
Job Station Albania
/job-details/8798
**Specialisti i Finances**
do të jetë përgjegjëse për menaxhimin dhe monitorimin e proceseve financiare të organizatës dhe projekteve të saj, duke siguruar saktësi, transparencë dhe përputhshmëri me kërkesat ligjore, procedurat e organizatës dhe rregullat e donatorëve. Pozicioni
**kërkon eksperiencë në sektorin OJF dhe njohuri të mira në menaxhimin financiar të projekteve, veçanërisht projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian.**
**Detyrat dhe Përgjegjësitë**
- Menaxhon dhe regjistron të gjitha transaksionet financiare të organizatës dhe projekteve.
- Përgatit dhe monitoron buxhetet e projekteve dhe ndjek realizimin e tyre financiar.
- Përgatit raporte financiare periodike dhe raporte financiare për donatorët.
- Siguron që shpenzimet e projektit të jenë në përputhje me buxhetin e miratuar dhe rregullat e donatorëve.
- Kontrollon dhe administron dokumentacionin mbështetës të shpenzimeve, faturat, kontratat, pagesat dhe dokumentet bankare.
- Kryen rakordimet bankare dhe kontrollon lëvizjet financiare të organizatës.
- Bashkëpunon me stafin e projektit për planifikimin, monitorimin dhe raportimin financiar.
- Përgatit dokumentacionin financiar për auditime dhe kontrolle nga donatorët.
- Monitoron afatet dhe kërkesat financiare të projekteve të financuara nga BE dhe donatorë të tjerë.
- Siguron respektimin e procedurave të brendshme financiare dhe kërkesave ligjore.
- Mbështet përgatitjen e dokumentacionit financiar për aplikime dhe projekte të reja.
- Mban dhe arkivon në mënyrë të rregullt dokumentacionin financiar dhe të projekteve.
- Përgatit analiza financiare dhe raporte mbi shpenzimet dhe ecurinë e buxhetit.
- Bashkëpunon me kontabilistin/auditorin dhe institucionet përkatëse për çështjet financiare.
- Kryen detyra të tjera financiare dhe administrative në funksion të projekteve dhe organizatës.
**Kualifikimet dhe Kërkesat**
- Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- **3-5 vite eksperiencë profesionale në pozicion financiar pranë organizatave jo-fitimprurëse (OJF).**
- Eksperiencë të provuar në menaxhimin financiar dhe raportimin e projekteve, veçanërisht projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe donatorë ndërkombëtarë.
- Njohuri të mira në kontabilitet, përgatitjen e buxheteve, raportimin financiar dhe administrimin e dokumentacionit financiar.
- Njohuri mbi rregullat dhe procedurat financiare të projekteve të BE-së përbën avantazh.
- Njohuri të mira në Microsoft Office, veçanërisht Excel, dhe programe financiare/kontabiliteti.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.