Duke ngarkuar...

Finance Specialist

Brunes Group

/job-details/7582

Vlorë, Vlorë
full_time
Publikuar 2 dite me pare
**Përgjegjësitë kryesore:**

- Kryerja dhe ndjekja e pagesave bankare, transfertave dhe pagesave ndaj furnitorëve.
- Rakordimi ditor i llogarive bankare dhe monitorimi i lëvizjeve në banka.
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit bankar, si dhe komunikimi me bankat për çështje financiare.
- Regjistrimi dhe kontrolli i transaksioneve bankare në sistemin financiar.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi flukset bankare, likuiditetin dhe pagesat.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për planifikimin dhe ekzekutimin në kohë të pagesave.

**Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:**

- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose degë të ngjashme.
- Eksperiencë pune e mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e
**Microsoft Dynamics 365 Business Central**
.
- Njohuri të mira të paketës MS Office (veçanërisht Excel).
- Aftësi analitike dhe organizative.
- Saktësi, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet.

**Ne ofrojmë:**

- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi zhvillimi dhe trajnimi të vazhdueshëm.
- Paketë konkurruese pagese.
- Transport