Duke ngarkuar...

Interior Architect

Brunes Group

/job-details/7447

Vlorë, Vlorë
full_time
Publikuar Sot
**Pozicioni:**
Arkitekt Interior**Qëllimi i Pozicionit**

Arkitekti i Showroom-it është përgjegjës për këshillimin profesional të klientëve në përzgjedhjen e mobiljeve, kuzhinave dhe elementëve të arredimit, duke ofruar zgjidhje funksionale dhe estetike sipas nevojave të tyre. Përgatit projekte dhe vizualizime, ndjek procesin e shitjes dhe siguron një eksperiencë cilësore gjatë gjithë procesit.

**Përgjegjësitë Kryesore**

- Pret dhe asiston klientët në showroom, duke identifikuar nevojat dhe preferencat e tyre.
- Ofron konsulencë profesionale për arredimin e ambienteve të banimit dhe biznesit.
- Realizon projekte, planimetri dhe vizualizime sipas kërkesave të klientit.
- Prezanton zgjidhjet më të përshtatshme për mobilim, materiale dhe aksesorë.
- Përgatit ofertat ekonomike dhe ndjek procesin deri në finalizimin e shitjes.
- Bashkëpunon me departamentet e shitjes, porosive, logjistikës dhe montimit për realizimin e projektit.
- Ndjek ecurinë e porosive dhe mban komunikim të vazhdueshëm me klientët.
- Siguron që projektet të jenë teknikisht të realizueshme dhe në përputhje me standardet e kompanisë.
- Ndjek trendet më të fundit në arkitekturë, dizajn interieri dhe mobilim.
- Zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.

**Kualifikimet e Kërkuara**

- Diplomë universitare në Arkitekturë, Dizajn Interieri ose degë të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në projektim interieri, mobilim ose shitje.
- Njohuri shumë të mira të AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Revit ose programeve të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe negociuese.
- Orientim ndaj klientit dhe shitjes.
- Njohuri të paketës Microsoft Office.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

**Vendndodhja:**
***Brunes Vlore***

**Pagë konkurruese + bonuse**

***Apliko ne Linkedin ose hr@brunes.al***

***Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".***