Duke ngarkuar...

Kordinator per Rajonin

BM GROUP

/job-details/7285

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
"B.M" Group është një kompani distribucioni e konsoliduar në treg, e cila ofron produkte cilësore kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Kompania ka organizuar rrjetin e saj të distribucionit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka zgjeruar aktivitetin në rajon dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me partnerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin:

Kordinator per Rajonin

Roli dhe pergjegjesite

• Harton dhe ndjek zbatimin e planit strategjik vjetor ne bashkepunim me administratoret e shteteve respektive.

• Analizon performancen e biznesit, planifikon porosite dhe koordinon procesin e furnizimit ne bashkepunim me logjistiken dhe administratoret lokal.

• Monitoron shitjet, stokun, arketimet, detyrimet ndaj furnitoreve dhe perfitueshmerine e kompanive ne rajon.

• Koordinon pagesat nderkombetare, transferimet e fondeve dhe proceset e zhdoganimit sipas nevojave te biznesit.

• Pergatit dhe raporton periodikisht te dhenat e shitjeve, treguesit financiare dhe ecurine e kompanive tek drejtimi dhe partneret nderkombetare.

• Kryen kontrolle dhe inventare periodike ne kompanite e rajonit per te siguruar saktesine e proceseve operative.

• Ofron mbeshtetje analitike dhe operative per administratoret lokal dhe ndjek zgjidhjen e problematikave te perditshme te biznesit.

• Merr pjese ne takime periodike me partneret dhe perfaqesuesit nderkombetare per analizimin e performances dhe percaktimin e veprimeve te metejshme

Aftesite dhe kualifikimet

• Diplome universitare ne Ekonomi, Finance, Administrim Biznesi ose fusha te ngjashme.

• Minimumi 3-5 vite eksperience ne pozicione menaxheriale, preferohet ne sektorin e distribucionit ose tregtise.

• Eksperience ne menaxhimin e operacioneve, shitjeve, planifikimit dhe proceseve financiare.

• Njohuri te mira te analizave financiare, raportimit dhe menaxhimit te buxheteve.

• Njohuri mbi proceset e logjistikes, furnizimit dhe menaxhimit te stokut.

• Aftesi te avancuara ne perdorimin e Microsoft Office, vecanerisht Excel.

• Njohuri shume te mira te gjuhes angleze, si me shkrim ashtu edhe ne komunikim verbal.

• Njohuri te proceseve logjistike, import-eksport dhe menaxhimit te stokut.

Shenime:

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: burimenjerezore@bm-shpk.com