Duke ngarkuar...

Teknik Mirëmbajtjeje

GMCA SHPK (Albania)

/job-details/7029

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Teknik Mirëmbajtjeje**

GMCA Group po zgjeron ekipin e saj dhe shpall vakant pozicionin
**Teknik Mirëmbajtjeje për Objekte**
.

**Rreth GMCA Group**

GMCA Group është një kompani lider në fushën e mirëmbajtjes teknike në Shqipëri, me eksperiencë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e qendrave tregtare, ndërtesave të biznesit, hoteleve, rezidencave dhe objekteve të tjera multifunksionale. Kompania vazhdon të zgjerojë aktivitetin e saj dhe të investojë në zhvillimin profesional të stafit.

**Detyrat Kryesore**

- Kryerja e kontrolleve periodike të sistemeve teknike.
- Mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve elektrike, elektronike dhe elektromekanike.
- Identifikimi dhe raportimi i defekteve teknike.
- Zbatimi i planeve të mirëmbajtjes parandaluese.
- Bashkëpunimi me ekipin teknik për zgjidhjen e problematikave në objekte.

**Kualifikimet e Kërkuara**

- Arsim i mesëm profesional në profilin Elektrik, Elektronik ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca në mirëmbajtje teknike përbën avantazh.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të zgjidhur probleme teknike.
- Leje drejtimi kategoria B përbën avantazh.

**Çfarë Ofrojmë**

- Punësim afatgjatë në një kompani në rritje.
- Trajnime dhe zhvillim profesional.
- Mundësi avancimi në karrierë.
- Ambient profesional dhe ekip mbështetës.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në: info@gmca.al

GMCA Group – Maintain Your Progress.