Duke ngarkuar...

Purchase Specialist

Kalaja Talent Consulting

/job-details/6872

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 47 dite me pare
**Kalaja Talent Consulting**
kerkon te punesoje
**Specialist/e Blerjesh**
per nje nga bashkepunetoret tane.

Vendndodhja: Tiranë

Orari: E Hënë – E Premte | 08:30 – 17:00

Paga: 80,000 ALL

Për një nga partnerët tanë, jemi në kërkim të një Specialisti/e Blerjesh me eksperiencë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të furnizimit dhe blerjeve, duke siguruar disponueshmërinë e produkteve dhe vazhdimësinë e aktivitetit të kompanisë.

**Përgjegjësitë Kryesore:**

• Planifikon dhe menaxhon porositë sipas nevojave të kompanisë.

• Kërkon, vlerëson dhe përzgjedh furnitorë në përputhje me kërkesat e biznesit.

• Menaxhon procesin e mbledhjes së ofertave dhe negocion çmimet, kushtet e furnizimit dhe kostot e transportit.

• Koordinon procesin e furnizimit dhe rakordimet me magazinën për hyrjen dhe kontrollin e mallrave.

• Verifikon cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të blera sipas standardeve të përcaktuara.

• Bashkëpunon me departamentin e shitjeve për planifikimin e porosive dhe përzgjedhjen e produkteve të reja.

• Përgatit raporte periodike dhe monitoron stokun e produkteve.

• Ofron mbështetje dhe informacion për produktet tek departamentet e tjera të kompanisë.

**Kualifikimet:**

• Arsim i lartë.

• Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.

• Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze.

• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

• Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe negociuese.

• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

• Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar me afate.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën: aviola.isufi@ktc.al ose të kontaktojnë në numrin
**069 409 3986.**