Duke ngarkuar...

Junior Procurement

Albgroup

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 2 dite me pare
Pozicioni: Junior Procurement

Po kërkojmë një
**Junior Procurement**
të motivuar dhe të organizuar, i/e cili/a do të mbështesë kompaninë në proceset e blerjeve, furnizimeve dhe administrimit të kontratave. Ky pozicion është ideal për kandidatë në fillim të karrierës që dëshirojnë të zhvillohen në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit operacional.

Detyrat dhe pergjegjesite:

- Mbështet menaxhimin e kërkesave për blerje dhe furnizime të departamenteve të ndryshme.
- Asiston në përgatitjen e ofertave për klientët dhe furnitorët.
- Ndihmon në administrimin dhe arkivimin e kontratave.
- Siguron ndjekjen e procedurave për firmosjen dhe formalizimin e dokumenteve.
- Bashkëpunon me departamentin e financës për përgatitjen e faturave dhe ndjekjen e pagesave.
- Regjistron dhe përditëson të dhënat e kontratave, furnizimeve dhe afateve në sistemin Navision.
- Ndihmon në përgatitjen dhe verifikimin e dokumentacionit për procedurat e tenderimit.
- Koordinon komunikimin me departamentet e tjera për organizimin e stafit, furnizimeve dhe dokumentacionit të nevojshëm.
- Kryen detyra të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të kompanisë.

Kualifikimet e kerkuara:

- Diplomë universitare ose në përfundim të studimeve në Ekonomi, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca e mëparshme në prokurime, blerje ose administratë përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.
- Njohuri të mira të paketës MS Office (Word, Excel, Outlook).
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Saktësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.

Cfare ofrojme ne:

- Trajnim dhe mbështetje profesionale.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.

Si te aplikosh?

📩 Email:
**hr@albgroup.al**

**📞 Tel: +355 67 401 0031**

*Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.*